Sveçla: Siguria në komunat në veri të Kosovës nuk është në nivel të kënaqshëm
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla thotë se ngjarja e së dielës në Komunën e Zubin Potokut, është dëshmi se gjendja e sigurisë publike dhe sundimi i ligjit në komunat në veri të Kosovës, nuk janë në nivel të kënaqshëm. Gjatë së dielës, një grup i qytetarëve, nën organizimin e “Kosovo Mountain Club”, ishin nisur për ecjen në malet e Zubin Potokut, por janë detyruar që të ndryshojnë rrugë, pasi disa persona ende të panjohur kanë shtënë me armë zjarri. Në këtë incident nuk ka pasur persona të lënduar. Читать дальше...