Qeveria kërkon gjetjen e fajtorit për ndërprerjet e rrymës
Mungesa e furnizimit të rregullt me energji elektrike është një nga problemet që po e përcjell Kosovën që nga periudha e pasluftës. Gjatë viteve të fundit, vlerësohet se gjendja është përmirësuar, ndonëse si problematikë, furnizimi i rregullt me energji elektrike vazhdon të jetë ende i pranishëm. Ndërprerjet e rrymës janë bërë pothuajse të përditshme në Kosovë. Reduktimet e herëpashershme paralajmërohen përmes njoftimeve zyrtare ditore nga Distribucioni për Furnizim me Energji Elektrike (KEDS). Читать дальше...