Tri grupimet bllokuese të punës së Kuvendit
I ndarë në tri grupe të deputetëve, Kuvendi i Kosovës, po rrezikon seriozisht funksionimin. Bllokada e vendimmarrjes në Kuvend ka nisur që nga fillimi i mandatit të këtij institucioni. Por, kohët e fundit, ndasitë duket se kanë paralizuar tej mase organin më të lartë ligjvënës në Kosovë. Partitë në pushtet, llogaritur ato shqiptare dhe pakicave joserbe, përbëjnë një grup prej 49 deputetësh, që nuk paraqet shumicën. Ky fakt, vlerësohet se paraqet një precedent, pasi që koalicioni qeverisës nuk përbën shumicën në Kuvend. Читать дальше...