Lirohet deputeti Dardan Molliqaj
Natyra Kuçi, zëdhënëse në këtë parti, tha shkurt për Radion Evropa e Lirë se deputeti Molliqaj është liruar me procedurë të rregullt.
Dardan Molliqaj, sipas një njoftimi të mëhershëm nga PSD-ja, u arrestua nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015.
PSD-ja tha se arrestimi i Molliqajt u bë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore.