Mbi 70 të vdekur nga zjarri në një lagje banimi në Bangladesh
Gjatë gjithë natës, zjarrfikësit luftuan flakët, e cila besohet të ketë filluar kur shpërtheu një bombolë me naftë që ruhej në një makinë.
Zjarri pastaj u përhapet shpejt në të gjithë zonën duke përfshirë një restorant dhe pesë ndërtesa, tha për CNN, Ibrahim Khan, zëvendës komisioner i Policisë në Dhaka.
Dy nga ndërtesat ishin dëmtuar aq keq saqë policia tha se ka shqetësime që mund të shembeshin.
Zyrtarët thanë se numri i viktimave mund të rritet.