Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Thellim i tendosjes së raporteve Kosovë – SHBA

Kërkesa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Qeveria e Kosovës të pezullojë taksën për produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe këmbëngulja e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj që taksa të mbetet në fuqi deri në njohjen e Kosovës nga Serbia, tashmë kanë rezultuar me sinjale se raportet ndërmjet dy vendeve partnere po shkojnë drejt tendosjes, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.


Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian në vazhdimësi kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të pezullojë taksën, e cila është vendosur nëntorin e vitit të kaluar, për shkak se një masë të tillë e shohin si pengesë për vazhdimin dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.


*Hashtag: A janë dëmtuar marrëdhëniet Kosovë-SHBA?




Autoritetet e Serbisë kanë theksuar se dialogu me Kosovën nuk do të vazhdojë përderisa nuk hiqet taksa për produktet e Serbisë.


Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se aktualisht marrëdhëniet e Kosovës me partnerët ndërkombëtarë, kanë shënuar rënie për shkak të politikës së taksave dhe për shkak të moskoordinimit të hapave si subjekt ndërkombëtar.


“Kosova, si shtet që nga fillimi, tash është në pikën më të ulët me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Kosovë, fatkeqësisht, nuk po lexohen si duhet këto mesazhe të miqve ndërkombëtarë dhe të shteteve që janë faktorë në marrëdhëniet evropiane dhe botërore. Në Kosovë nuk po konsiderohet që kjo është serioze ose që politika amerikane është unike, sepse i nxjerrin nga konteksti ose i lexojnë nga konteksti ashtu siç dëshirojnë t’i lexojnë”, tha Tahiri.




Ai ka shtuar se porositë që kanë dërguar SHBA-ja, shpërfaqin konsistencën në politikën e këtij shteti që të mos i përkrahin veprimet e njëanshme. Sipas tij, SHBA-ja nuk mund t’i institucionalizojë veprimet e njëanshme të Kosovës, dhe nuk mund të pranojë që vënia e taksës ndaj një shteti tjetër të bëhet normë ndërkombëtare për arsye politike.


Valon Murtezaj, ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme në mandatin e kaluar qeverisës në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se situata e krijuar në raportet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është serioze dhe nuk duhet nënvlerësuar.


“Nuk dua të them përkeqësim (i marrëdhënieve). Mund të ketë tendosje dhe intensifikim të kërkesave. Ka një moskuptim më të madh ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve të Kosovës, në krahasim me periudhat e kaluara. Është evidente që gjuha e komunikimit, kërkesat, mënyra se si shkruhen letrat, po shkojnë në atë drejtim. Pra, Shtetet e Bashkuara janë të interesuara që kjo taksë të hiqet ose më saktë, të pezullohet. Tash, e gjithë mençuria e institucioneve të Kosovës është se si të veprohet më tutje”, theksoi Murtezaj.


Por, politologu Tahiri shpreh mendimin që në rast se Qeveria e Kosovës vazhdon edhe më tej të jetë këmbëngulëse në vendimin që të mos hiqet taksa për mallrat e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë, mund të përkeqësohen dhe të prodhojnë masa në dëm të Kosovës.


“Këto masa mund të shkojnë deri në pakufi ose deri në pezullim apo ndërprerje të marrëdhënieve diplomatike, varësisht se si një shtet sillet. Shembuj të tillë kemi në botë. Ndërsa, në rastin e Kosovës, shpjegohet dhe presioni përcillet kështu siç po përcillet, që refuzohen vizat për udhëheqësit e Kosovës, që ndërpritet ose ngadalësohet procesi i integrimeve euroatlantike dhe të gjitha ato marrëveshje për bashkëpunimin bilateral, faktikisht suspendohen për një kohë të caktuar”, u shpreh Tahiri.


Ndërkaq, Murtezaj shpreh mendimin që shtegdalja nga situata e tanishme mund të gjendet në komunikimin e sinqertë ndërmjet vetë faktorëve institucionalë të Kosovës.


“Shpeshherë, shteteve të reja dhe sidomos Kosovës, i duhet që për një të mirë më të madhe, për interesin më sipëror nacional, nganjëherë të gëlltisë ilaçe të hidhura, për ta shëruar situatën. Prandaj, vendimmarrësit në Kosovë, Qeveria dhe institucionet tjera, duhet patjetër që të ulen dhe të komunikojnë në baza të sinqerta, sepse një nga burimet e gjithë kësaj situate është komunikimi i pasinqertë ndërmjet krerëve të institucioneve të Kosovës, e që ndërlidhen edhe me procesin e dialogut në Bruksel”, vlerësoi Murtezaj.




Së fundmi, drejtuesit e institucioneve më të larta të Kosovës, kanë pranuar një letër të nënshkruar nga Ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, Ndihmës-sekretarja e Mbrojtjes, Laura Cooper dhe Zv/drejtori për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, John Earth. Në letër, ata kanë shprehur zhgënjimin e tyre lidhur me mospezullimin e taksës doganore, duke theksuar që “kanë vendosur që të ndërmarrin hapa për të shprehur shqetësimin përfshirë edhe për partneritetin në fushën e sigurisë”.




Në takimin e fundit, të mërkurën, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ambasadori të SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, janë pajtuar që vitale është të largohen të gjitha pengesat për vazhdimin e dialogut me Serbinë, në mënyrë që t’i hapet rrugë arritjes së një marrëveshjeje paqësore.




Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net