Të paktën 20 persona vdesin nga një sulm vetëvrasës në Iran
Sulmuesi vetëvrasës është përplasur me një autobus që ka qenë duke bartur pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit, në rrugën mes qyteteve, Zahedan dhe Kash të provincës Baluçistan, një zonë e dhunshme afër kufirit me Pakistanin, në të cilën janë aktive grupet militante dhe kontrbanduesit e drogës, ka raportuar Fars.
Megjithatë, këto agjenci nuk kanë bërë të ditura detaje tjera për këtë sulm.
Më 29 janar, sulm i dyfishtë me bombë në Zahedan ka plagosur tre zyrtarë policorë. Grupi separatist i myslimanëve sunitë, Jaish al-Adl ka marrë përgjegjësinë për sulmin.
Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, një tjetër sulm në këtë provincë ka lënë të vdekur dy policë, derisa e gjithë zona është përfshirë nga dhuna dhe trafikantët e drogës.