Gjermania akuzon tetë shqiptarë për kontrabandim të drogës
Prokurorët në qytetin Landshut kanë thënë të mërkurën se burrat, emrat e të cilëve nuk janë publikuar për shkak të privatësisë, përballen me 15 vjet burgim, në rast se dënohen për veprat e ngarkuara, transmeton agjencia e lajmeve, Associated Press.
Ata pretendohet se kanë dërguar kokainë nga Ekuadori në Hamburg përmes disa dërgesave të bananeve.
Autoritetet janë alarmuar në vitin 2017, pasi shumë kuti me banane, që kanë pasur edhe sasi të kokainës, janë parë në markete të qyteteve të Bavarisë.
Katër të dyshuarit tjerë tashmë janë dënuar në Hamburg.