Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Tranzicioni i FSK-së sfidohet nga raportet me SHBA-në për taksën

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nisur tashmë fazën e parë të zbatimit të ligjeve për tranzicionit të saj në Ushtri.


Tranzicioni i FSK-së nga një forcë për emergjenca civile në Ushtri ishte një proces i gjatë që u finalizua në fund të vitit 2018 pas mbështetjes që Kosovës i erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 


Por, vetëm një muaj më vonë, ky tranzicion po sfidohet me mospërfilljen që po tregon Kosova ndaj kërkesës amerikane për pezullimin e taksës doganore ndaj Serbisë dhe Bosnjës, si kusht për vazhdimin e dialogut me Serbinë në Bruksel. 


Në një letër që zyrtarët amerikanë i kanë dërguar drejtuesve të institucioneve të Kosovës, kanë shprehur zhgënjimin e tyre lidhur me mospezullimin e taksës doganore, ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.


Zyrtarët amerikanë, në letër kanë shkruar se “është e pabesueshme” që Kosova po injoron këshillën e Shteteve të Bashkuara për pezullimin e taksës doganore.


Pas kërkesave të vazhdueshme të SHBA-së për pezullimin e tarifës, SHBA ka vendosur që të ndërmarrin hapa “për të shprehur shqetësimin tonë, përfshirë edhe partneritetin tonë në fushën e sigurisë”, thuhet në letër.




Por, zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani beson se këto dallime nuk do të prekin përkrahjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë dhe vazhdojnë t’i japin zhvillimit të Ushtrisë së Kosovës.


"Unë konfirmoj dy gjëra. Së pari, marrëdhënia strategjike speciale e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në përgjithësi, por sidomos në politikën e sigurisë dhe mbrojtjes, është marrëdhënie vërtetë e avancuar dhe si e tillë asnjëherë nuk vendoset pikëpyetje. Së dyti, mund po ashtu të konfirmoj se situatat dhe debatet publike nuk pasqyrojnë dhe nuk reflektojnë të vërtetën sepse është tepër e qartë se kjo marrëdhënie strategjike, speciale do të vazhdojë edhe më tutje dhe me përkushtimin tonë do të thellohet edhe më tej", tha Ramadani.


Vet komandanti i FSK-së, gjenerali Rrahman Rama e ka paralajmëruar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi për faktin se po rreyikohen të paktën 12 milionë euro mbështetje amerikane për FSK-në.


Në anën tjetër, eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, konsideron se autoritet e Kosovës duhet ta marrin shumë seriozisht kërkesën e amerikanëve për pezullimin e tarifës doganore për prodhimet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.


"Me këtë refuzim të kërkesës se SHBA-së, ne hymë në një fazë shumë të ndjeshme apo të rrezikshme, të ngrirjes së raporteve që mendoj se mund të ketë pasoja të paparashikuar për vendin. Mendoj se këtu duhet të jemi shumë të kujdesshme. Është shumë e domosdoshme aspekti i përkrahjes edhe i ngritjes së kapaciteteve të FKS-së nga SHBA-ja në këtë fazën e transformimit", tha Ibishi.


Qeveria amerikane së fundi ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr në Kosovë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.




Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shprehur habinë e tij për faktin se anulimi i vizitës së gjeneralit Orr, ka marrë një publicitet të madh në opinion.


“Ndodh të anulohen vizita, të shpeshtohen vizita, por e kuptoj logjikën pse po bëhen kaq të zhurmshme, e kuptoj pse mendojnë që ruhet miqësia. Janë duke e dëmtuar miqësinë në këtë mënyrë”, është shprehur Haradinaj.


Ndërkaq, është raportuar edhe për mundësinë që SHBA të ndalë edhe mbështetjen logjistike e financiare për FSK-në, përderisa Qeveria e Kosovës të mos zbatojë kërkesën për pezullimin e taksës.


Sidoqoftë, Ministria e Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, ka nisur tashmë punën me hapjen e konkursit për pranimin e rekrutëve të rinj, të cila pas përfundimit të trajnimit bazik do të marrin gradën e ushtarit.


Zëvendësministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Burim Ramadani, tha për Radion Evropa e Lirë, se interesimi nga të rinjtë pa përjashtuar etninë e tyre, është vërejtur që në ditën e parë të konkursit.


"Ne jemi jashtëzakonisht të inkurajuar me besimin e madh që FSK-ja ka në opinionin publik në Kosovë dhe me interesimin e madh të të rinjve të Kosovës që t’i shërbejnë atdheut përmes shërbimit në FSK”, tha Ramadani.




FSK është përballur kohët e fundit me mungesën e pjesëtarëve të komunitetit serb në radhët e saj. Dhjetëra prej tyre kanë lëshuar radhët e FSK-së pas raportimeve për presion e dhunë ndaj tyre, që sipas autoriteteve të Kosovës, është ushtruar nga ana e autoriteteve të Serbisë, të cilat nuk pajtohen me formimin e Ushtrisë së Kosovës.


“Nga të gjitha komunitetet absolutisht që ka interesim dhe presim që ky interesim të jetë i vazhdueshëm", deklaroi Ramadani.




Zëvendësministri Ramadani, tha po ashtu se hapja e fushatës për rekrutimin e rekrutëve të rinj të FSK-së është në kuadër të planifikimit vjetor që Ministria e Mbrojtjes ka.


“Sigurisht se plani i tranzicionit – plan 10-vjeçar, pra ka një periudhë të caktuar kohore në të cilën do të zhvillohet. Kjo pjesë është jashtëzakonisht e rëndësishme për ne dhe si e tillë edhe rritja e numrit të pjesëtarëve të FSK-së, ushtarëve të Kosovës, është pjesë e planit të tranzicionit", tha Ramadani.


Kurse, njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, tha për Radion Evropa e Lirë, se Forca e Sigurisë së Kosovës, gradualisht edhe me inkuadrimin e gjeneratave të reja, rekrutëve të rinj, po e merr formën e një ushtrie.


"FSK-ja, është në realizimin e tri fazave. Tash është në fazën e parë kur Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë nga 2500 do të ketë edhe 2500 anëtarë të tjerë dhe kjo do të ndodhë brenda 10 vjetëve në këto tri faza me pjesë aktive. Dhe nga 1800, do t’i ketë 3000 anëtarë aktivë të pjesës rezervë", tha Ibishi. 




Forca e Sigurisë së Kosovës u themelua më 2009 në bazë të Planit të Ahtisaarit, dokument që çoi drejt pavarësimit të Kosovës. Kjo Forcë, është ngritur nën mbikëqyrjen e NATO-s, por misioni dhe kapacitetet e saj, nuk përkuan me ambicien e institucioneve, që Kosova ta ketë Ushtrinë e saj.


Pas përfundimit të konfliktit të armatosur të vitit 1999, në marrëveshje me NATO-n, ishin formuar Trupat Mbrojtëse të Kosovës, si forcë për emergjenca. Kjo Trupë më pas ishte shndërruar në Forcën e Sigurisë së Kosovës.


FSK-ja aktualisht numëron 2500 pjesëtarë të rregullt dhe 800 rezervistë. Ky numër pas ndërrimit të mandatit, do të dyfishohet. Më mandatin e ri parashihet që të ketë 5000 ushtarë aktivë dhe 3000 pjesëtarë rezervë.


Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net