Britanikëve iu rrezikohet drejtimi i makinave në BE pas Brexitit
Në fazën e dytë të lajmërimeve për biznesmenët dhe konsumatorët rreth asaj se çfarë mund të ndodhë nëse Britania dështon të arrijë një pakt me BE-në, Qeveria ka thënë se licensat britanike për makina nuk do të jenë të vlefshme në bllok.
“Nëse nuk ka marrëveshje me BE-në, do t’iu duhet të kërkoni Leje Ndërkombëtare për Ngasje në BE”, është thënë në njoftim.
Mirëpo kjo gjë nuk do të vlejë për vizitorët e BE-së që vizitojnë Britaninë, pasi atyre nuk do t’iu kërkohet dokument shtesë.