BE i vazhdon sanksionet kundër Rusisë
"Vlerësimi i situatës nuk e justifikon ndryshimin e regjimit të sanksioneve", tha Këshilli i BE-së në një deklaratë të lëshuar të enjten.
Sanksionet janë vendosur fillimisht në mars të vitit 2014, pas ndërhyrjes së Rusisë në lindje të Ukrainës, në mbështetje të separatistëve atje, dhe pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.
Që atëherë, ato janë ripërtërirë çdo gjashtë muaj.