Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Pas dy takimeve, partitë lodhen nga tryezat

Kanë mjaftuar dy tryeza të partive politike për të konstatuar se nga mënyra të tilla të diskutimeve nuk mund të arrihen pritjet e dëshiruara. Përderisa partitë në pushtet kanë pritur që tryeza të tilla të jenë mundësi për arritjen e konsensusit në mbështetje të politikave aktuale qeverisëse në lidhje me dialogun me Serbinë dhe formimin e Asociacionit të komunave serbe, nga opozita pritjet ishin që të arrihej konsensus rreth datës së zgjedhjeve të parakohshme. 


Tryeza e parë, ishte thirrur nga partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, kurse e dyta nga njëra prej partive në pushtet, përkatësisht nga Partia Demokratike e Kosovës.


Pas takimit të dytë, doli si ide edhe themelimi i grupeve punuese që do të hartonin platforma politike të cilat më pas do të diskutoheshin në nivele partiake dhe në fund të nivel të institucioneve për miratim.


Avdullah Hoti, shef i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë, se pavarësisht se a do të formohen apo jo grupet për hartimin e planeve për tema të përfolura, si dialogu, Asociacioni, reformat zgjedhore dhe transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, nga to, sipas tij, nuk mund të ketë asgjë relevante.


Hoti tha se aktualisht në Kuvend nuk ka një shumicë parlamentare dhe pa shumicën parlamentare, nënvizoi ai, nuk mund të udhëhiqen institucionet.


"Duhet të dakordohemi se si vendi të shkojë në zgjedhje të reja dhe gjatë kësaj periudhe duhet të merremi vesh se si duhet të adresohen temat e rëndësisë nacionale në mënyrë që të mos paralizohen institucionet. Kjo është krejt esenca e këtyre tryezave. Çdo gjë tjetër që shkon përtej tyre, Lidhja Demokratike nuk i mbështetë dhe nuk bëhet pjesë e tyre", tha Hoti.


Takimet mes partive politike, vijoi Hoti, mund të vazhdojnë, por qëllimi sipas tij, është që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje me një dakordim të përbashkët për datën. Ai tha se qëllimi i LDK-së është që vendi të ketë institucione legjitime dhe funksionale.


"Mbledhjet e Kuvendit dështojnë, nuk ka kuorum. Mbledhjet e komisioneve parlamentare kanë nisur të dështojnë. Javën e kaluar edhe mbledhja e qeverisë dështoi. Pra, është një krizë", tha Hoti.


Nga ana tjetër, në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, parti kjo që bën pjesë dhe udhëheqë me Qeverinë e Kosovës, thonë se për çështjen e zgjedhjeve nuk ka gatishmëri, madje as të bisedohet.


Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, si cili ka qenë pjesë e këtyre takimeve, tha për Radion Evropa e Lirë, se tema për dialogun me Serbinë, ajo për ushtrinë e të tjera janë më të rëndësishme sesa çështja e zgjedhjeve.


Isufi theksoi se tashmë nga pajtimi i arritur në takimin e fundit të partive politike, do të formohen komisione të cilat në hollësi do t'i bëjnë planet për diskutimin e temave.


Ai tha se për temat e rëndësime [ si dialogu me Serbinë] qeveria ka plane dhe strategji, por me ato që mund të dalin nga partitë politike do të mund, bashkohen që të ketë sa më shumë rezultate.


"Sinkronizohen elementet të cilat do të mund të jenë në një platformë që të kenë një përmbajtje sa më të detajuar, për shkak se është parë se në të kaluarën ka pasur gabime në hapa, pikërisht duke mos u formuar një konsensus të përbashkët mes partive politike në Kosovë", tha Isufi.


Edhe në partinë e re, Partia Socialdemokrate, thonë se vendi është në krizë dhe si parti do të mundohen që vendin ta nxjerrin nga kjo gjendje. Deputeti Frashër Krasniqi tha se PSD-ja në vazhdimësi do të jap rekomandime dhe do të merr pjesën këto takime.


"Sa u takon rekomandimeve do t'i bëjmë të qarta në këto tryeza. Ne kemi krijuar tash një formë në lidhje më çështjen e dialogut edhe në lidhje me çështjen se si e shohim organizimin shoqëror në Kosovë për t'i tejkaluar disa probleme si rezultat i të cilave kemi ngërç dhe krizë politike", tha Krasniqi.


Krasniqi ka hedhur kritika në drejtim të LDK-së duke thënë se nuk po arrinë që të tregohet serioze në qëndrime dhe veprimet e saja karshi gjendjes aktuale politike.


"Mendoj se duhet të ketë një qartësim nga ana e LDK-së e cila nuk po duket aspak serioze në nismën e saj, ngase faktikisht në fillim doli me idenë që të shkoj në mocion votëbesimi për qeverinë, kurse tash nuk qëndron mbrapa kësaj ideje. Kështu që po duket se nuk ka asnjë përpjekje opozitare", tha Krasniqi.


Tryezat e organizuara nga partitë politike për të diskutuar çështjet, të cilësuara si madhore, sipas njohësve të zhvillimeve politike në Kosovë, nuk pritet të sjellin ndonjë rezultat.


Sipas tyre, te partitë politike ka dallime dhe mospajtime të mëdha për tema të rëndësishme, andaj edhe parashihet se do të jetë vështirë të arrihen kompromise, qoftë për një platformë unike rreth bisedimeve me Serbinë, reformat zgjedhore apo edhe ndryshimet kushtetuese.


Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net