Sulm terrorist në lindje të Afganistanit
Attahullah Khogyani, zëdhënës, tha se një veturë eksplodoi jashtë ndërtesës, që i takon drejtorisë së financave.
Sulmuesit pastaj e mbuluan me tym objektin dhe qëlluan me armë rojet e sigurisë.
Policia deklaroi se ka arrestuar një të dyshuar. Autoritetet kanë evakuuar një shkollë të vajzave. Nuk ka raportime për viktima në shkollë.