Vriten dhjetëra policë afganë në sulmet e talibanëve
Dhjetë policë janë vrarë dhe katër të tjerë janë plagosur në qarkun Shindad, teksa kanë luftuar me orë të tëra me militantët, ka thënë guvernatori i këtij qarku, Shukrullah Shaker.
Një numër i paspecifikuar i militantëve janë vrarë po ashtu, ka thënë tutje ai.
Shaker ka fajësuar talibanët për sulmin, ndonëse grupi militant, deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë.
Gjithashtu, gjatë natës, militantët e dyshuar talibanë kanë sulmuar një sërë post-blloqesh të policisë në provincën Paktia, duke vrarë të paktën tre policë, ka njoftuar shefi i kësaj province, Gul Agha Roohani.
Zëdhënsi i talibanëve, Zabihullah Mujahid ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Paktia.
Dhuna në Afganistan vjen disa ditë pasi Kombet e Bashkuara thanë se më shumë se 700 civilë janë vrarë dhe rreth 1,500 të tjerë janë plagosur, në vetëm tre muajt e parë të vitit 2018.