Apostolova: Gazi lotsjellës në Kuvend është kundër parimeve të BE-së
Apostolova tha se e ka takuar edhe kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, të cilit i ka prezantuar qëndrimin e BE-së se veprime të tilla janë krejtësisht të papranueshme për parimet e politikave evropiane.
“Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, vendin e demokracisë së një populli dhe vendi, është kundër parimeve të BE-së dhe e kthen prapa Kosovën në rrugën e saj për zhvillimin demokratik dhe kjo me të vërtetë është e rrezikshme”, tha Apostolova.
Ajo ka inkurajuar deputetët që të kthehen dhe të votojnë ratifikimin e demarkacionit.