Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Sfidat e zbatimit të Ligjit për gjuhën shqipe

Zbatimi në praktikë i Ligjit të miratuar për gjuhën shqipe, pritet të përballet me sfida të shumta gjatë zbatimit në praktikë. Përdorimi i saj zyrtar, pritet të nisë pas formimit të dy institucioneve, Agjencisë për zbatimin e gjuhëve, të përbërë nga përkthyes të autorizuar gjyqësorë, linguistë, filozofë të diplomuar në gjuhën shqipe, si dhe lektorë të licencuar.


Ata do të udhëhiqen nga drejtori i agjencisë, i cili emërohet nga Qeveria përmes shpalljes publike. Pos Agjencisë, është paraparë edhe formimi i Inspektoratit për përdorimin e gjuhëve.


Një vit pas hyrjes në fuqi të Ligjit, të gjitha institucionet duhet të miratojnë aktet nënligjore për zbatimin e ligjit. Gjithashtu, parashihet që në afat prej gjashtë muajsh nga miratimi i ligjit, të gjitha institucionet janë të obliguara t’i zbatojnë obligimet e nenit 7 të ligjit. Për moszbatim të ligjit, janë paraparë dënime prej 4 deri më 5 mijë euro për institucionet dhe një mijë deri 1.500 euro për personat përgjegjës në organet shtetërore.


Sipas ekspertëve, këto sanksione, por edhe vullneti i shprehur nga politika, janë shpresë se ky ligj nuk do të përjetojë fatin e ligjeve të kaluara, të cilat kishin mbetur vetëm në letër.


“Ka vullnet për zbatimin e këtij ligji, pasi nëse kjo nuk do të ekzistonte, as nuk do të miratohej kjo zgjidhje ligjore duke marrë parasysh të gjitha kundërshtimet që ka hasur ky ligj. Me rëndësi, gjithashtu, janë edhe sanksionet që parashihen me ligj në rast të moszbatimit të tij. Pra, nëse ka vullnet dhe nuk zbatohet, atëherë këtu janë sanksionet që do të detyrojnë institucionin, bartësin e funksionit që të zbatojnë dispozitat e këtij ligji”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Naser Zyberi, njohës i çështjeve juridike


Por, disa ekspertë të tjerë dyshojnë nëse gjuha shqipe do të gjejë zbatim adekuat në praktike, pasi siç thonë në disa sfera përdorimi i saj nuk është i obligueshëm si në rastin e noterisë, apo edhe segmente tjera.


Dervish Halimi, noter dhe njohës i çështjeve të gjuhës, thotë për Radion Evropa e Lirë se ligji nuk vlen njësoj si për maqedonasit dhe shqiptarët. Të parët mundet që të mos e përdorin shqipen, ndërsa të dytët nëse duan që dokumenti i të jetë edhe në gjuhën shqipe, duhet që këtë ta kërkojnë. Në këtë rast, sipas tij, kemi procedura që zgjasin e që vetvetiu mund t’i detyrojnë ata që të mos e kërkojnë edhe në gjuhën shqipe.


“Kur shqiptari të paraqitet në sportel, nuk ka pse të pyetet se a do dokumentin në dy gjuhë apo jo, formulari me automatizëm duhet t’i jepet në dy gjuhë, jo me kërkesë të tij, sepse ai nuk ka kohë të kërkojë, nuk duan t’ia dinë për procedurat, ai dëshiron ta kryejë sa më shpejt punën. Prandaj, duhet që kjo çështje të jetë e rregulluar me automatizëm që të mos lindin menjëherë probleme gjatë zbatimit të ligjit”, shpjegon Halimi.


Një problem tjetër që ka përcjell në të kaluarën zbatimin në praktikë të Ligjit për gjuhët është edhe ai i përdorimit të drejtë të gjuhës shqipe. Në të shumtën e rasteve, zbatimi i saj është përcjellë me bastardime të shumta, apo me gabime gjuhësore dhe përmbajtjesore, si në tabelat udhëzuese, ashtu edhe në dokumente zyrtare.




Avzi Mustafa, ish drejtues i Katedrës së Albanologjisë në Universitetin e Shkupit thotë për Radion Evropa e Lirë, se për dallim nga e kaluara, tani ka një organ nga i cili mund të kërkohet llogari, pasi në kuadër të tij do të funksionojnë përkthyesit, lektorët dhe të gjithë ata që do të jenë përgjegjës për zbatimin e drejtë të gjuhës shqipe.


“Tani është me rëndësi se do të dimë se kujt i takon përgjegjësia. Për institucionin përgjegjës janë ndarë edhe mjete që do të jenë një prej motivuesve kryesorë për të kërkuar që gjuha shqipe të jetë e shkruar ashtu siç e kërkojnë normat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Këtu, vend duhet të kenë vetëm ekspertët e fushës, ata që e njohin shumë mirë gjuhën shqipe, që të mos përsëritet e kaluara vrastare e gjuhës shqipe”, vlerëson Mustafa.


Ligji i miratuar parasheh përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha organet e pushtetit qendror, si në të shkruar, ashtu edhe në të folur, në Kuvend, përfshirë edhe kryesuesin e seancave nëse është shqiptar, në Qeveri, ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, komisionet. Gjuha shqipe do të përdoret edhe në të gjitha mbishkrimet e institucioneve të nivelit qendror, krahas atyre në pushtetin lokal ku gjithashtu gjuha shqipe është zyrtare në komunat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës.


Përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është formuluar si “gjuhë të cilën e flasin mbi 20 për qind nga numri i përgjithshëm i popullatës në Maqedoni”.


Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net