Добавить новость
World News





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Çfarë përmban deklarata për bashkëpunim ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë?

Eksplorimi i zhvillimit dhe blerjes së kapaciteteve mbrojtëse përmes bashkëpunimit shumëkombësh, ndarja e ekperitzave më të mira në rekrutim, zhvillim dhe mbajtjen e personelit për të rritur kapacitetet parandaluese dhe mbrojtëse, stërvitje të përbashkëta, forcimi i hapave kundër kërcënimeve hibride, shkëmbimi i informacioneve të inteligjencës për parandalim dhe mbështetja e Kosovës për marrjen e statusit të saj në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Këto janë disa nga pikat që përfshin deklarata e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë që ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë nënshkruan më 18 mars në Tiranë.

Marrëveshja e plotë u publikua nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, më 22 mars, i cili shkroi në X se në historinë e saj, Tirana nuk ka precedent për marrëveshje apo traktate të fshehta në dëm të fqinjëve, “siç e kanë pasur shtetet e tjera”.

“Serbia, duke ndjekur prej dy vjetësh një politikë të karriges boshe në iniciativat rajonale, ia ka pezulluar në mënyrë të njëanshme vetes mundësinë për të nxitur ose për të marrë pjesë në konsultime shumëpalëshe. Ky pezullim, që është në dorën e Serbisë të lihet mënjanë, e bën të kotë çdo narrativë viktimizuese që vjen nga Qeveria serbe”, shkroi ai.

Teksti i plotë i deklartës më pas u publikua edhe nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës.

Ministri Vengu tha se marrëveshja synon të përmbushë ambiciet që dalin nga koncepti strategjik i NATO-s dhe mbështetet në rritjen e bashkëpunimit dhe prodhimit industrial të mbrojtjes në bazë të zotimit të aleancës për zgjerim industrial dhe planit të Bashkimit Evropian për Riarmatosjen e Evropës.

Çfarë thuhet në deklaratë?Marrëveshja për fushën e sigurisë dhe mbrojtjes mes Kosovës dhe dy shteteve anëtare të NATO-s, Shqipërisë dhe Kroacisë, ka katër pika.

Pika e parë ka të bëjë me promovimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe bashkëpunimin në industrinë përkatëse.

Aty thuhet se tri shtetet do të eksplorojnë zhvillimin dhe blerjen e kapaciteteve mbrojtëse përmes bashkëpunimit shumëkombësh, me qëllim që të rrisin gatishmërinë e forcave të tyre ushtarake. Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po ashtu zotohen që do të identifikojnë hapësira për bashkëpunim n industrinë e mbrojtjes, duke nxitur qasjen në burime dhe zinxhir furnizimi me qëllim që të kenë një industri konkurruese dhe të qëndrueshme të mbrojtjes.

Kjo pikë e marrëveshjes po ashtu parasheh investim në teknologji dhe inovacione të reja me qëllim që të kenë një qasje të unifikuar ndaj transformimit të sigurisë dhe mbrojtjes.

Pika e dytë adreson rritjen e ndërveprueshmërisë, përmes edukimit, trajnimeve dhe stërvitjeve. Aty thuhet se do të ndahen praktikat më të mira të rekrutimit, zhvillimit dhe mbajtjes së personelit të kualifikuar ushtarak me qëllim që të rriten kapacitetet parandaluese dhe mbrojtëse.

Po ashtu, aty parashihet mundësia e edukimit dhe trajnimit individual përmes akademive dhe kolegjeve përkatëse të shteteve, “me qëllim që të ketë kuptueshmëri më të mirë nga ana strategjike të kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta”.

Marrëveshja parasheh stërvitje dypalëshe dhe trepalëshe për të përmirësuar ndërveprueshmërinë në bazë të politikave të NATO-s dhe BE-së, me qëllim që forcat e tyre ushtarake të jenë të përgatitura në mënyrë adekuate.

*Video: Pse Serbia po shqetësohet nga bashkëpunimi ushtarak mes Kosovës dhe shteteve fqinje?

Pika tre përqendrohet në kundërpërgjigjen ndaj kërcënimeve hibride. Shtetet janë zotuar se do të forcojnë hapat e përbashkët për t’iu përgjigjur kërcënimeve hibride, përfshirë kërcënimeve kibernetike, fushatave të dezinformimit si dhe “dikimin dashakeq të huaj që mund të komprometojë ose të ndikojë në sigurinë kombëtare dhe rajonale”.

Në këtë fushë përfshihet këmbimi i informacioneve të inteligjencës për koordinim strategjik dhe operacional mes institucioneve të mbrojtjes “për të parandaluar, zbuluar dhe reaguar në mënyrë efektive kundër sfidave që hasin vendet tona përkatëse”.

Po ashtu, Kosova, Shqipëria dhe Kroacia kanë thënë se do të eksplorojnë mundësitë e reagimit për një sërë kërcënimesh të mundshme ndaj infrastrukturës së tyre kritike.

Dhe pika e fundit e marrëveshjes flet për mbështetjen që shtetet do të ofrojnë për integrimin euroatlantik. Këtu përfshihet përafrimi i politikave me institucionet dhe strukturat euroatlantike të sigurisë dhe mbrojtjes.

Shtetet janë zotuar se do të bashkëpunojnë për integrimin e plotë të Kosovës në nismat rajonale të sigurisë dhe mbrojtjes si dhe të pranimit në Programin për Partneritet për Paqe të NATO-s.

Kritikat e Serbisë për marrëveshjenSerbia e ka kritikuar nismën e bashkëpunimit mes tri vendeve, duke e parë si kërcënim për “integritetin terrorial të saj”. Beogradi, që menjëherë kërkuar shpjegim nga Zagrebi dhe Tirana për qëllimet e nismës, po ashtu ka akuzuar dy shtetet për nisje të një gare armatimi në rajon.

Kosova, ndërkaq, ka thënë se nisma për bashkëpunim do t’i kontribuojë paqes dhe stabilitetit në rajon dhe nuk duhet të shihet si kërcënim ndaj askujt, por po ashtu duhet të merret edhe si mesazh se tri shtetet do të jenë të bashkuara përballë çfarëdo sfide apo kërcënimi.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës i ka cilësuar kundërshtimet e Serbisë për nismën e bashkëpunimit të mbrojtjes si "shkelje të hapur të Marrëveshjeve të Brukselit", e cila, sipas MPJD-së, "parashikon qartë se Serbia nuk do të pengojë marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës dhe nuk do të pretendojë të flasë në emër të Kosovës në marrëdhëniet me shtete dhe organizata të tjera".

"Përpjekja e Serbisë për ta paraqitur veten si 'garantuese e paqes në Ballkan' është absurde. Asnjë shtet në rajon e më gjerë nuk ka kontribuar më shumë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor sesa Serbia, siç e dëshmojnë faktet historike dhe zhvillimet e fundit", tha MPJD-ja më 19 mars.

Kroacia i është përgjigjur kritikave të Serbisë, duke thënë se ka kaluar koha kur Zagrebi kërkonte leje nga Beogradi se si të vepronte dhe me kë të bashkëpunonte.

Ministrat e Mbrojtjes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë kanë thënë se nisma mund të zgjerohet me shtete tjera, duke përmendur këtu mundësinë që Bullgaria të bëhet pjesë e saj.

Ndërkaq, Mali i Zi ka thënë se nuk ka qenë i ftuar që të bëhet pjesë e deklaratës për bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Njohësit e fushës së sigurisë e kanë parë nismën si hap drejt forcimit të alternativave ose aleancave strategjike, që Kosova të avancojë në aspektin e mbrojtjes. Megjithatë, ata nuk e shohin si hap drejt formimit të një aleance formale të mbrojtjes, sikurse është ajo e NATO-s.



Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net