Departamenti amerikan i Drejtësisë padit 12 zyrtarë rusë për ndërhyrje në zgjedhje
“Në padi akuzohen 12 zyrtarë rusë, të cilët kanë bërë komplot për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016”, ka thënë Rosenstein.
Paditë vijnë vetëm tri ditë para se presidenti amerikan, Donald Trump, që aktualisht gjendet në një vizitë në Britani, të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, në një samit në Helsinki.
Këshilltari Special, Robert Mueller është duke hetuar ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-ës në SHBA.
Në këtë hetim deri më tani janë paditur 20 persona dhe tri kompani.
Rosenstein ka thënë se të pandehurit kanë qenë të lidhur me disa amerikanë gjatë komplotit, mirëpo ka shtuar se nuk ka dyshime se ndonjë qytetar amerikan ka kyer ndonjë krim.
Zëvendës-Prokurori i Përgjithshëm ka thënë se të akuzuarit kanë punuar për dy njësi në shërbimit të inteligjencës së Rusisë.
Sipas tij, të pandehurit kanë vjedhur dokumente elektronike dhe kanë kryer aktivitetete tjera të dëmshme përmes ndërhyrjes.