Добавить новость
World News





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Telekomi i Kosovës mes pragut të mbijetesës dhe falimentimit

Telekomi i Kosovës, dikur kompania më profitabile në vend, aktualisht po përballet me krizë financiare dhe është afër falimentimit. Për të dalë nga kjo gjendje, Qeveria e Kosovës, përveç tjerash, ka paraparë uljen e pagave për punëtorët e kësaj kompanie.


Megjithatë, kjo përveç që po kundërshtohet nga Sindikata e Punëtorëve nuk po shihet si mënyrë e duhur për ta shpëtuar këtë kompani nga falimentimi as nga ekspertët e fushës përkatëse.


Javë më parë anëtarët e Bordit të Telekomit kishin njoftuar kabinetin qeveritar se borxhi i akumuluar i Telekomit të Kosovës ka arritur në 60 milionë euro.


Ata kishin thënë se kompania ka një numër të madh të punëtorëve dhe shpenzime të mëdha të qirasë. Po ashtu, Telekomi duhet të mbyllë një borxh ndaj Z-mobile prej mbi 26 milionë euro, si dhe ka rreth 11 milionë euro borxhe ndaj furnitorëve. Një situatë e tilë, është thënë se e ka vënë Telekomin në vazhdimin e humbjeve financiare, ku vetëm për tre muaj kompania ka humbur katër milionë euro.


Kryeministri i Kosovës Ramush Hardinaj, thotë se janë të hapur për të gjitha propozimet se si të dilet nga kriza në të cilën ndodhet Telekomi i Kosovës dhe se kompania duhet të shpëtohet nga falimentimi.


“Qeveria nuk është se ka dëshirë të ulë pagat apo edhe të merret me kriza. Kriza në Telekom po na merr një kohë të vlefshme, por duhet ta shpëtojmë këtë kompani dhe nuk duhet ta pranojmë falimentimin pasi që do të ishte lajmi më i keq për punëtorët. Të gjitha veprimet e nevojshme për të shpëtuar këtë kompani duhet të ndërmerren si reduktimi i çfarëdo shpenzimi të tepërt, ulja e shpenzimeve që nuk kanë bazë të mirëfilltë biznesore dhe njëkohësisht edhe të uljes së pagave”, tha Haradinaj.


“Nëse nevojitet 10 për qind i uljes së pagave të punëtorëve dhe 20 për menaxhmentin e lartë, pikërisht që të mbijetohet kjo kompani. Nëse në planin biznesor kompania ofron më pas profit atëherë mund t’i rritin pagat, por në këtë rast duhet të shpëtohet kompania”, theksoi kryeministri Haradinaj.


Ulja e pagave për punëtorët po kundërshtohet nga Sindikata e Postë Telekomit të Kosovës.


Kryetari i kësaj sindikate, Lahim Balaj tha për Radion Evropa e Lirë se nuk do të duhet të cenohet mirëqenia e punëtorëve, për siç thuhet, daljen nga kriza të Telekomit të Kosovës.


Ai tha se duke ulur pagat e rreth 2.300 punëtorëve sa ka Telekomi i Kosovës, nuk mund të shpëtohet nga kriza financiare në të cilën po kalon kompania.


“Nuk është faji i punëtorëve që ka ardhur në këtë gjendje Telekomi i Kosovës. Këtu janë shumë faktorë që është dashur të merren, siç është keqmenaxhimi dhe kontratat e dëmshme të bëra para se të merren me punëtorët. Tani askush nuk po merret me ato gjëra që sollën në krizë Telekomin, por po tentohet të merren me punëtorët dhe ato mjete të zhvatura të mbulohen me mjete të punëtorëve. Për neve është e papranueshme”, tha Balaj.


Në anën tjetër, ekspertë të ekonomisë thonë se Telekomi i Kosovës është duke falimentuar si pasojë e keqmenaxhimit.


Profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku tha për Radion Evropa e Lirë se janë shumë probleme që kanë përcjell ndërmarrjen brenda viteve. Sipas tij, të gjitha këto procese të keqmenaxhuara duhet të rishikohen dhe Telekomi i Kosovës duhet të rimëkëmbet.


“Kjo është një situatë të cilën askush nuk e kemi pritur. Të gjithë e kemi konsideruar Postën si një shtyllë të rëndësishme të ekonomisë së Kosovës. Tani Posta duhet të ketë një program të ristrukturimit të vet, duhet të ketë Bordin nga profesionist jo nga politikanët. Posta duhet ta fuqizojë menaxhmentin e vet i cili duhet të kuptojë konkurrencën në tregun e këtyre shërbimeve dhe në një periudhë dy ose tre vjeçare të rimëkëmbet”, thotë Sadiku.


Ndryshe, javë më parë Qeveria e Kosovës ka fituar betejën ligjore në Gjykatën e Arbitrazhit kundër kompanisë ‘Axos-Capital’, e cila kërkonte dëmshpërblim qindra miliona euro për anulimin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës.


Kompania ‘Axos – Capital’ kishte bërë padi në adresë të Qeverisë së Kosovës, për arsye, siç thuhej, të moszbatimit të kontratës së privatizimit të Postë-Telekomit të Kosovës.


Në vitin 2013, Qeveria e Kosovës kishte shpallur fituese në blerjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së kompaninë ‘Axos – Capital’ me një vlerë prej 277 milionë eurosh.


Vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit ishte theksuar se do të lehtësojë të ardhmen e Telekomit. Ndërkaq, synimi i Qeverisë së Kosovës është që procesi i privatizimit të Telekomit të fillojë pas dy vjetëve.


Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net