Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Kushtetuta që nuk lexohet njësoj nga të gjithë

Përshëndetje! Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t'jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip.

Në Kosovë, mosmarrëveshjet politike përfundojnë shpesh në Gjykatë Kushtetuese, pasi dokumenti më i lartë juridik i vendit, që u miratua më 9 prill 2008, sot nuk lexohet njëjtë nga të gjithë aktorët. A është Kushtetuta e paqartë, apo po përdoret politikisht?
Të enjteve, Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të kompletuar për temën më të përfolur të javës, dhe ju njofton se çfarë ia vlen të dini për të.

Për ta pranuar të parët në emailin tuaj, para publikimit në ueb-faqen e REL-it, regjistrohuni falas!
Dëgjojeni këtë newsletter:
E shkruar 18 vjet më parë, Kushtetuta e Kosovës, si akti më i lartë juridik, synon të përcaktojë rregullat e lojës politike.

Por, në Kosovë, loja shpesh është ndalur për t’u sqaruar në Gjykatë Kushtetuese.

Nga qershori i vitit 2025, deri në janarin e 2026-tës, Kushtetuesja u përgjigj për pesë raste që lidheshin vetëm me çështjen e konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Ndërkaq, shqyrtoi edhe tri raste të tjera për çështje politike gjatë muajit të kaluar.

Gjykata e shfuqizoi dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarje të Kuvendit; e hodhi poshtë kërkesën e kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, rreth mospjesëmarrjes së deputetëve në seancën për presidentin dhe, shpalli të papranueshme kërkesën e Osmanit rreth emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Pse kaq shumë raste në Kushtetuese?A është kaq e paqartë Kushtetuta, apo po shfrytëzohet për qëllime politike mundësia për interpretime nga Gjykata?

Në vlerësimin e njohësve të Kushtetutës, kjo nuk është çështje bardh e zi.

Visar Morina, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kushtetuta e Kosovës nuk është e paqartë në tërësinë e saj, por vlerëson se ka disa formulime më të përgjithësuara që prapë nuk janë arsyeja kryesore e numrit të madh të rasteve të dërguara në Kushtetuese.

Ai konsideron se një nga rrethanat që ndikoi në rritjen e rasteve për shqyrtim është fakti se Kushtetuta rregullon çështje fundamentale të shtetit, si formimi i institucioneve, kufizimi i pushtetit, kompetencat, afatet – norma këto që, sipas tij, në disa raste nuk kuptohen njësoj nga të gjithë politikanët.

“Kur mungon dialogu politik dhe kompromisi institucional, atëherë dilemat kushtetuese zhvendosen natyrshëm në Gjykatën Kushtetuese”, thotë Morina, duke e quajtur veprim normal në demokraci kushtetuese.

Saktësia e gjuhës me të cilën shkruhet një kushtetutë vlerësohet se do të linte më pak hapësirë që rregullat e saj të interpretoheshin në mënyra të ndryshme.

“Kur dispozitat kushtetuese nuk janë mjaftueshëm të qarta, ato krijojnë natyrshëm mundësi për lexime të ndryshme nga aktorët politikë dhe institucionalë, duke rritur potencialin për konteste kushtetuese”, shprehet ai.

Por, interpretimeve nga gjykata, sipas profesorit Morina, nuk mund t’i shmangen plotësisht as kushtetutat e hartuara me shumë kujdes.

Në fund të fundit, interpretimi kushtetues është një funksion thelbësor i gjykatave kushtetuese, thotë ai.
Rrëzimi i ligjeve, presidentëve, Qeverisë...Përveç proceseve politike brenda institucioneve, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese para vetes patën edhe dhjetëra ligje të Kuvendit për shqyrtim.

Trembëdhjetë prej tyre – ndër të tjera edhe Ligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme – që ishin miratuar nga deputetët në dhjetorin e 2024-ës, ata i rrëzuan në fillimin e vitit 2026.

Gjykata tha se ligjet nuk ishin në përputhje me Kushtetutën e vendit, pasi gjeti se ishin shkelur rregullat për qeverisjen, ndarjen e pushtetit, vlerat, ushtrimin e funksionit, rregulloren e punës dhe komisionet kur deputetët i kishin miratuar ato në Kuvend.

Përtej ligjeve, interpretimet kushtetuese në historinë politike të Kosovës kanë rrëzuar edhe presidentë e qeveri.

Më 2010, presidenti i atëhershëm, Fatmir Sejdiu, dha dorëheqje, pasi Gjykata gjeti se ai shkeli Kushtetutën duke mbajtur edhe postin e presidentit, edhe atë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Një vit më pas, Gjykata rrëzoi nga posti i presidentit Behgjet Pacollin, pasi forma e zgjedhjes së tij kishte qenë jokushtetuese.

Më 2020 u rrëzua Qeveria e Avdullah Hotit, pasi zgjedhja e saj u vlerësua jokushtetuese.
A duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës?Profesori Morina thotë se ajo ka evoluar vazhdimisht, si përmes amendamenteve të shkruara, ashtu edhe përmes interpretimeve të Gjykatës Kushtetuese, që më pas janë bërë precedent për rrethanat e ngjashme.

Sipas tij, se çfarë duhet ndryshuar varet nga prioritetet e shtetit dhe shoqërisë, si dhe nga faktorë të jashtëm, si procesi i integrimit evropian ose aspiratat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën më 9 prill 2008, ndërsa ajo hyri në fuqi dy muaj më pas.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon votim të dyfishtë: dakordim nga dy të tretat e të gjithë deputetëve, dhe nga dy të tretat e deputetëve të komuniteteve pakicë. Pra, çdo ndryshim kërkon konsensus të gjerë.

Në një realitet ku Kushtetuta nuk lexohet njësoj nga të gjithë, Gjykata Kushtetuese mbetet shpesh vendi ku përfundojnë mosmarrëveshjet politike.
Për fund, ju rekomandojmë t'i shikoni disa materiale të përzgjedhura që i kemi publikuar ditëve të fundit:
Më shumë gjasa për president apo për zgjedhje?Asnjë panel në fushë: Çfarë po ndodh me parkun diellor milionësh në Rahovec?Përballë shtrenjtimit të naftës, a janë veturat elektrike opsion për qytetarët?Keni diçka për të na thënë? Duam t’ju dëgjojmë. Na shkruani në evropaelire@rferl.org.



Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net