Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Trump: SHBA-ja ende s’ka filluar mirë të shkatërrojë Iranin, regjimi duhet të veprojë shpejt

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se ushtria amerikane “ende nuk ka filluar” të shkatërrojë atë që ka mbetur prej Iranit pas një muaji bombardimesh së pareshtura shkatërruese, si dhe ka kërcënuar se do t’i godasë centralet elektrike dhe ura të tjera në paralajmërimin e tij më të fundit ndaj regjimit në Teheran.

“Ushtria jonë, më e madhja dhe më e fuqishmja kudo në botë, ende nuk ka filluar ta shkatërrojë atë që ka mbetur në Iran. Tani është radha e urave, pastaj centraleve elektrike! Udhëheqja e re e regjimit e di se çfarë i duhet të bëjë dhe duhet ta bëjë, SHPEJT!” shkroi Trump në Truth Social mbrëmjen e së enjtes.

Trump i bëri këto paralajmërime, pa shpjegime të mëtejshme, disa orë pasi Irani nisi sulme të reja me raketa dhe dronë ndaj Izraelit dhe shteteve të Gjirit, pas një paralajmërimi të mëparshëm nga Trumpi drejtuar Teheranit se duhet “të bëjë një marrëveshje para se të mos mbetet asgjë” nga vendi.

Trump vazhdoi të dërgojë mesazhe disi të përziera mbi luftën, pasi një ditë më parë tha në një fjalim televiziv se Bashkuara janë afër “përfundimit të punës” në Iran, por ka paralajmëruar njëkohësisht se ushtria amerikane do të vazhdojnë ta godasin vendin e Lindjes së Mesme “jashtëzakonisht fuqishëm” edhe për “dy deri në tre javë” të tjera.

Pjesë nga fjalimi i Trumpit:

Në atë fjalim, Trump e mbrojti luftën si të nevojshme për ta parandaluar Iranin nga zhvillimi i armëve bërthamore.

Sulmi mbi urën iranianeNë një postim tjetër në Truth Social, Trump e përshëndeti sulmin amerikan mbi një urë të madhe që lidh Teheranin me Karajn në provincën Alborz, e cila është përshkruar nga mediat iraniane si ura më e lartë në Lindjen e Mesme.

“Ura më e madhe në Iran u shemb dhe nuk do të përdoret më kurrë”, shkroi Trump.

Zyrtarët iranianë thanë se tetë njerëz u vranë dhe 95 u plagosën në dy runde sulmesh mbi urën. Ky numër nuk mund të verifikohej në mënyrë të pavarur.

Irani gjithashtu raportoi se Instituti Pasteur, një qendër kërkimore mjekësore, pësoi dëme të mëdha nga një sulm. As ky lajm nuk mund të verifikohej, megjithëse Qeveria iraniane publikoi një fotografi që pretendohet se tregon dëmet.

Kryetari i fuqishëm i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, publikoi një mesazh sfidues në rrjetet sociale: “Iranianët nuk flasin vetëm për mbrojtjen e vendit të tyre, ne derdhim gjak për të. E kemi bërë më parë dhe jemi gati ta bëjmë përsëri.... Ejani”.

Një zëdhënës ushtarak iranian paralajmëroi për sulme “më të gjera dhe më shkatërruese” në vijim.

Sulme me raketa në IzraelTë premten në mëngjes herët, ushtria e Izraelit tha se mbrojtja ajrore po punonte për t’i parandaluar raketat e lëshuara nga Irani, teksa lufta SHBA-Izrael kundër Iranit, e nisur më 28 shkurt, po vazhdon në muajin e dytë.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në një deklaratë se kishin “vërejtur raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të Shtetit të Izraelit”.

“Sistemet mbrojtëse janë duke punuar për ta parandaluar kërcënimin”, shtuan ato. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima apo dëme.

Kuvajti gjithashtu tha të premten në mëngjes herët se mbrojtja e tij ajrore po reagonte ndaj sulmeve me raketa dhe dronë, duke theksuar se çdo shpërthim i dëgjuar vinte nga shkatërrimi i predhave, pasi Irani po vazhdon t’i godasë aleatët arabë të SHBA-së në Gjirin Persik.

Ndryshime në krye të ushtrisë amerikaneSulmet vijnë në një kohë kur një zëdhënës i Pentagonit tha se gjenerali Randy George, shefi i Shtabit të Ushtrisë së SHBA-së, do të dalë në pension nga pozita e tij si oficeri më i lartë i shërbimit.

“Gjenerali Randy A. George do të dalë në pension nga pozita i tij si shefi i 41-të i Shtabit të Ushtrisë, me efekt të menjëhershëm. Departamenti i Luftës është mirënjohës për shërbimin e gjeneralit George ndaj kombit tonë për dekada. I urojmë më të mirat në pensionimin e tij”, shkroi zëdhënësi në X.

Nuk dihet nëse ky vendim lidhej me luftën në Iran, në një kohë kur kritikët e Trumpit janë ankuar se konflikti po del jashtë kontrollit dhe po krijon krizë energjetike dhe vështirësi ekonomike në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën.

Mediat amerikane, duke cituar zyrtarë anonimë amerikanë, thanë se shefi i mbrojtjes Pete Hegseth e detyroi George të largohej, një veprim pothuajse i paparë gjatë kohës së luftës, sepse ai dëshironte dikë që do të zbatonte vizionin e tij dhe të Trump për ushtrinë amerikane.

Shefi i OKB-së bën thirrje për ndaljen e “spirales së vdekjes”Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, më 2 prill bëri thirrje për t’i dhënë fund “spirales së vdekjes dhe shkatërrimit” në Lindjen e Mesme.

“Jemi në prag të një lufte më të gjerë që do të përfshijë të gjithë Lindjen e Mesme me pasoja dramatike në mbarë globin”, u tha Guterres gazetarëve në Nju Jork.

Guterres theksoi rreziqet e gjendjes në Ngushticën e Hormuzit, të cilën Irani e ka mbyllur, pothuajse duke e ndalur transportin detar duke krijuar një bllokim të cisternave të naftës dhe gazit natyror, gjë që ka çuar në një krizë globale energjetike.

“Kur Ngushtica e Hormuzit ngufatet, më të varfrit dhe më të cenueshmit në botë nuk mund të marrin frymë”, tha Guterres.



Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net