Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Nga sekonda në euro: Çfarë po ndodh me njehsorët e rrymës?

Përshëndetje! Në 3 minuta është një newsletter i Radios Evropa e Lirë, ku përpiqemi që zhvillimet më të rëndësishme t'jua zbërthejmë dhe t’jua sjellim sa më thjesht, shkurt e shqip.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha diskutimet për rrymën në Kosovë – qoftë për çmime, qoftë për reduktime – listës i janë shtuar edhe dyshimet për manipulime me njehsorët elektrikë. Çka dihet e s’dihet deri më tani në këtë drejtim?
Të enjteve, Radio Evropa e Lirë ju sjell një material të kompletuar për temën më të përfolur të javës, dhe ju njofton se çfarë ia vlen të dini për të.

Për ta pranuar të parët në emailin tuaj, para publikimit në ueb-faqen e REL-it, regjistrohuni falas!
Dëgjojeni këtë newsletter:
Debati disaditor se në Kosovë ka njehsorë elektrikë me orë tarifore të pasakta u kurorëzua më 1 prill, me tërheqjen e disa sosh prej funksionit nga një komision i themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI).

Komisioni doli në terren pasi partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dhe media lokale Nacionale, publikuan gjetjet e hulumtimeve të tyre – rreth 2 mijë mostra në total – për mospërputhjet mes orës në njehsorët e rrymës me orën lokale.

Sipas autoriteteve, standardi i lejuar për pasaktësi është +/- 0.5 sekonda në ditë, varësisht prej temperaturës dhe kohëzgjatjes së njehsorit, ndërsa ka qytetarë që pretendojnë se pasaktësia shkon në disa orë.
Pasditen e 2 prillit, MINTI ka bërë të ditur se gjetjet e para nga inspektimet në terren kanë nxjerrë në pah se njehsorët e verifikuar kanë pasur afat të skaduar të vlefshmërisë, pasaktësi në ditë dhe orë, por që “matjet e energjisë elektrike kanë rezultuar të jenë në rregull dhe pa ndikim në saktësinë e konsumit të regjistruar”.
Mes tjerash, ministria ka paralajmëruar gjoba ndaj Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike (KEDS), si pronare e njehsorëve.
Pse koha e saktë ka rëndësi?Sepse çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është ndryshe-ndryshe, varësisht se kur shpenzohet.

Ekziston tarifa e lartë gjatë ditës, dhe tarifa e ulët gjatë natës. Kjo e fundit, në dimër aplikohet në periudhën kohore 22:00 – 07:00, ndërsa verës gjatë orëve 23:00 – 08:00.

Sipas tarifave aktuale, konsumatorët familjarë që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë (kWh) paguajnë 9.05 centë për kilovat, ndërsa 15.43 centë nëse e tejkalojnë këtë prag.

Gjatë tarifës së ulët, konsumatorët e paguajnë 3.88 centë kilovatin, ndërsa 7.28 centë nëse e tejkalojnë shifrën prej 800 kilovatësh.
LDK-ja pretendon se qytetarët janë dëmtuar nga “një skemë e madhe mashtrimi”, meqë ata mund të kenë besuar se e kanë shpenzuar energjinë në orët kur zbatohet tarifa e ulët, por me dallimet në kohë ata kanë shpenzuar shumë më tepër.

KEDS-i tha në një konferencë për media, më 1 prill, se mospërputhjet janë çështje teknike dhe nuk përfaqësojnë manipulim. Sipas kompanisë, nëse kalimi në tarifë është bërë me disa minuta vonesë, atëherë edhe ka përfunduar më vonë – por, në rast të identifikimit të pasaktësive jashtë normave të lejuara, “qytetarët do të kompensohen deri në centin e fundit”.

“KEDS dhe KESCO [Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike] nuk mund të përfitojnë financiarisht nga kjo situatë. Një gjë të tillë nuk e lejon as korniza rregullative, e cila vendoset në bazë të parimit të të hyrave të lejuara maksimale”, thanë mes tjerash zyrtarë të kompanisë.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) – e cila mbikëqyr KEDS-in dhe KESCO-n – është zotuar se do të marrë masa në rast të konstatimit të gabimeve në funksionimin e njehsorëve elektrikë, dhe ka rikujtuar se përgjegjës për kalibrimin e njehsorëve është Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, e cila funksionon në kuadër të MINTI-t.
Pse po ndërrohen njehsorët?Një tjetër aspekt shumë i diskutuar në ditët e fundit ka të bëjë me ndërrimin e njehsorëve. Për KEDS-in, kjo procedurë është krejt normale dhe parashihet me rregulloret e punës.

“U kemi dhënë përparësi njehsorëve me vjetërsi më të lartë. Kemi një sasi të vogël të njehsorëve mekanikë”, tha Flamur Kurtaj nga KEDS-i, duke përmendur se bëhet fjalë për pothuajse 10 për qind të njehsorëve të tillë në total, pasi rreth 70 për qind e njehsorëve janë digjitalë dhe 20 për qind janë inteligjentë – ku pasaktësitë në kohë janë të pamundshme.

Kompania bëri të ditur se vetëm gjatë vitit të kaluar janë instaluar 130 mijë njehsorë të rinj digjitalë në gjithë Kosovën.

Por, Burim Ejupi nga Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP i tha Radios Evropa e Lirë se beson që ky veprim vetëm sa i rrit dyshimet që njehsorët nuk kanë qenë të saktë.

“Fakti që këto ndryshime kanë nisur të bëhen në këtë moment tregon se kompania po tenton të fshehë gjurmë”.

LDK-ja paralajmëroi që dosjen me mbi 500 dëshmi të qytetarëve për pasaktësitë në orët tarifore në njehsorë do ta dërgojë në Prokurori.

“Ne i thërrasim organet kompetente që t’i hetojnë, edhe KEDS-in edhe Ministrinë, sepse këtu kemi të bëjmë me një skandal super serioz dhe super të madh. Nuk munden as KEDS-i dhe as Ministria të dalin dhe t’i tërheqin këta njehsorë, të pretendojnë që rastet janë të izoluara, pa pasur një hetim të plotë nga të gjitha organet e hetuesisë”.


Gjithë këto diskutime bëhen pak kohë pas ankesave të qytetarëve për reduktime të rrymës.

Ndonëse është vend që fle në thëngjill, Kosova prodhon pjesën më të madhe të energjisë përmes dy termocentraleve të vjetra prej disa dekadash – Kosova A dhe Kosova B. Marrëveshjet për ndërtim të një termocentrali të ri kanë dështuar vite më parë.

Kjo situatë e bën të pashmangshme blerjen e rrymës në vlera milionëshe në baza vjetore. Diçka e tillë reflektohet më pas në përcaktimin e tarifave vjetore të rrymës nga ana e ZRRE-së.

Ky institucion shpall tarifat prej 1 prillit, të cilat vlejnë deri më 31 mars të vitit pasues, mirëpo këtë vit vendimi është shtyrë për 1 maj.

Disa operatorë energjetikë kanë kërkuar rritje të tarifave prej 20 për qind, por asgjë nuk është përcaktuar ende.
Faleminderit që e lexuat këtë newsletter! Nëse ju pëlqeu, ju ftojmë ta shpërndani me të tjerët. (Ata mund të abonohen falas këtu për ta pranuar çdo numër të newsletter-it tonë).

Për fund, ju rekomandojmë t'i shikoni disa materiale të përzgjedhura që i kemi publikuar ditëve të fundit:
“Për një jetë më të mirë” - familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në VjenëSiguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatëSi funksionon dezinformimi në KosovëKeni diçka për të na thënë? Duam t’ju dëgjojmë. Na shkruani në evropaelire@rferl.org.


Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net