Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar

Për më shumë se dy dekada, produktet e prodhuara në Kosovë kanë udhëtuar drejt tregjeve ndërkombëtare me një identitet të huaj.

Në raftet e dyqaneve evropiane dhe globale, vajrat, pijet dhe prodhime të tjera “Made in Kosova” shpesh janë regjistruar si me origjinë nga Shqipëria apo shtete të tjera - jo për shkak të vendit të prodhimit, por për shkak të mungesës së një barkodi shtetëror të njohur ndërkombëtarisht.

Kjo ka qenë një pasojë më pak e dukshme e statusit të Kosovës si shteti më i ri në Evropë, por që vazhdon të përballet me njohje të pjesshme ndërkombëtare dhe integrim të paplotë në shumë mekanizma globalë.

Situata, megjithatë, po ndryshon.

Kosova ka siguruar këtë muaj barkodin ndërkombëtar 381, duke u dhënë për herë të parë produkteve vendore një identitet të verifikueshëm globalisht.

Për një vend që synon të rrisë eksportet dhe të integrohet më thellë në tregun evropian dhe global, ky është një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të sovranitetit ekonomik dhe pranisë së tij në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit, vlerësojnë ekspertët.

Barkodi, përndryshe, është një numër unik identifikues që përmban informacion për kompaninë dhe vendin e origjinës së produktit dhe mund të skanohet kudo në botë, përmes pajisjeve optike apo aplikacioneve telefonike.

Identiteti i huazuar për produktet vendoreKompania “Fluidi” nga Gjilani, e cila prodhon vaj ushqimor dhe pije freskuese, është ndër prodhuesit kosovarë që për vite me radhë është detyruar të sigurojë barkode jashtë vendit, për të eksportuar jashtë.

“Në raftet e marketeve të shteteve evropiane dhe globale, produktet e prodhuara në Kosovë kanë figuruar me origjinë nga Shqipëria ose shtete të tjera”, thotë pronari Berat Mustafa për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, rreth 30 për qind e prodhimit të kësaj kompanie eksportohet në vendet e rajonit, Evropë dhe Afrikë.

Dhe, deri më tani, për secilin produkt ka qenë e nevojshme të sigurohej barkod jashtë Kosovës.

“Unë i kam blerë barkodet në Shqipëri, pasi atje e kam të regjistruar kompaninë dhe ka qenë më e lehtë. Shumë biznese kosovare kanë vepruar njësoj, ose kanë përdorur barkode të siguruara nga vetë kompanitë blerëse në vendet ku eksportojnë”, shpjegon Mustafa.

Sipas tij, kjo situatë ka krijuar një paradoks: megjithëse praktikë e lejueshme, produktet janë prodhuar në Kosovë, por nuk kanë qenë zyrtarisht të identifikueshme si të tilla në sistemin global të tregtisë, duke kufizuar dukshmërinë e tyre dhe mundësinë për të ndërtuar një reputacion ndërkombëtar.

Mustafa tregon se vetëm në Shqipëri ka paguar mbi 200 euro në vit për barkodet e dhjetë prodhimeve të tij.

“Nuk është shumë e lartë kostoja financiare, por barkodi 381 promovon drejtpërdrejt produktet tona dhe vetë shtetin e Kosovës”, shton Mustafa.

Nga zgjidhja emergjente në njohje ndërkombëtareDeri më tani, në tregun e Kosovës është përdorur barkodi 390 - i cili është vendosur në vitin 2003 nga Oda Ekonomike e Kosovës, në përputhje me kompetencat e saj ligjore për administrimin e identifikimit të produkteve - si një zgjidhje emergjente për skanimin e tyre në tregun vendor.

Megjithatë, ky kod nuk ishte pjesë e sistemit global të identifikimit të produkteve.

Në praktikë, kjo nënkuptonte se produktet kosovare mund të qarkullonin në tregun vendor, por për eksport kërkonin integrim në sisteme të huaja identifikimi.

Situata ndryshoi këtë muaj, kur Kosova, përmes Odës Ekonomike të Kosovës, nisi për herë të parë lëshimin e barkodeve me prefiksin 381 - gjashtë muaj pas anëtarësimit në rrjetin global GS1.

GS1 është një organizatë ndërkombëtare jofitimprurëse me seli në Bruksel, e cila zhvillon dhe administron standardet globale për identifikimin e produkteve, shërbimeve dhe zinxhirëve të furnizimit në të gjithë botën.

Ky sistem përdoret nga miliona kompani dhe është thelbësor për funksionimin e tregtisë moderne, logjistikës dhe shitjes me pakicë.

Fundi i një praktike që zbehte identitetin “Made in Kosova”Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, Kushtrim Ajvazi, thotë se praktika e huazimit të barkodeve jo vetëm që ka rritur kostot administrative dhe financiare për prodhuesit, por ka ndikuar edhe në zbehjen e identitetit të produkteve kosovare në tregjet ndërkombëtare.

Për një ekonomi të vogël dhe në zhvillim si Kosova, ndërtimi i një identiteti të njohur eksportues është kritik për tërheqjen e partnerëve tregtarë dhe investimeve të huaja.

“GS1 në Kosovë është identifikimi i produkteve ‘Made in Kosova’ në tregun global”, thotë Ajvazi për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se sistemi i ri rrit edhe transparencën për konsumatorët.

“Përmes barkodit, konsumatorët mund të verifikojnë origjinën e produktit, prodhuesin dhe përmbajtjen - çka rrit besueshmërinë dhe sigurinë në treg”, sipas tij.

Barkodi nuk mjafton për të zgjidhur sfidat e eksportitMegjithëse e konsiderojnë si një hap të rëndësishëm, përfaqësuesit e biznesit paralajmërojnë se barkodi ndërkombëtar nuk është zgjidhje për të gjitha sfidat me të cilat përballen prodhuesit kosovarë.

Kosova mbetet një ekonomi e vogël prej rreth 1.5 milion banorësh, me bazë të kufizuar prodhimi dhe varësi të lartë nga importi.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, thotë se sfidat kryesore për prodhuesit vendorë mbeten strukturore.

Sipas tij, politikat e papërshtatshme fiskale dhe rritja e kostove operative - veçanërisht e çmimit të energjisë elektrike pas daljes së bizneseve në tregun e hapur vitin e kaluar - kanë ulur konkurrueshmërinë e tyre.

Ai shton se Kosova ka potencial eksportues, por kërkohet mbështetje më e madhe institucionale dhe një qasje më e koordinuar për depërtimin në tregjet e huaja.

“Ne mbesim vend që dëshiron eksportin, por në praktikë favorizojmë konsumimin e produkteve të huaja. Jemi bërë besnikë ndaj produkteve të importuara”, thotë Shahini.

Deficiti tregtar mbetet sfida kryesorePabarazia ndërmjet importit dhe eksportit mbetet një nga treguesit më të qartë të sfidave ekonomike.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, gjatë vitit të kaluar vendi ka importuar mallra në vlerë prej mbi shtatë miliardë eurosh - nisur nga ushqimi deri te materiali ndërtimor e tekstili.

Në të njëjtën periudhë kohore, eksportet kanë arritur në rreth 942 milionë euro, ose vetëm 2.6 milionë euro në ditë.

Në këtë kontekst, thonë ekspertët, barkodi 381 përfaqëson më shumë sesa një ndryshim teknik. Ai është një hap drejt identitetit të produkteve kosovare në tregun global, por suksesi i tij do të varet nga aftësia e vendit për të mbështetur prodhuesit dhe për ta kthyer këtë identitet në një avantazh real ekonomik.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka nisur mandatin e ri javën e kaluar, ka premtuar një miliard euro në formë garancish e kredish për prodhuesit.

Mustafa pret të shpenzojë stokun e vjetër dhe produktet e reja t’i regjistrojë me barkodin 381, i bindur se ky kod do t’i plasojë produktet kosovare në tregjet ndërkombëtare me identitet të qartë dhe të pakundërshtueshëm: “Made in Kosova”.



Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net