Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Përfaqësuesit serbë në Kosovë: Për çështjet e arsimit dhe shëndetësisë të diskutohet në Bruksel

Përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në Kosovë kanë miratuar një deklaratë përmes së cilës u tha se refuzohet dhe dënohet çdo veprim apo ndërhyrje që mund të rrezikojë punën dhe ofrimin e shërbimeve të institucioneve shëndetësore dhe arsimore.

Këto çështje ata kërkuan që të zgjidhen përmes dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkii Evropian.

Në Mitrovicë të Veriut më 12 shkurt, me ftesë të Listës Serbe u mbajt një seancë e përbashkët e komunave me shumicë serbe, ku morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve shëndetësore dhe arsimore në mjediset e banuara me serb në Kosovë, që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

“Në vlerësimin tonë, të gjitha çështjet e hapura, përfshirë edhe statusin e këtyre institucioneve, duhet të zgjidhen ekskluzivisht përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe ne kundërshtojmë në mënyrë absolute veprimet e dhunshme, të njëanshme, si dhe çdo veprim tjetër që do të rrezikonte funksionimin e këtyre dy sektorëve”, thuhet në deklaratën e miratuar në këtë takim.

Po ashtu, përmes deklaratës përshendeten përpjekjet e vendeve të QUINT-it për gjetjen e një “zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të bazuar në parime të drejtësisë”.

Në deklaratë thuhet po ashtu se “veprimet e njëanshme kundër institucioneve arsimore dhe shëndetësore, që merren jashtë dialogut në Bruksel dhe Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, si dhe zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet, “përbëjnë spastrim etnik administrativ të popullit serb".

Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit, tha më herët se në këtë takim do të diskutohej për situatën politike dhe të sigurisë pas njoftimit për zbatimin e plotë të ligjeve për të huajt dhe për automjetet.

Simiq thotë Ligji për të huajt “rrezikon studentët dhe të punësuarit” serbëNë fillim të takimit, zyrtari i Listës Serbe dhe deputeti në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq, tha se Ligji për të huajt do të rrezikojë studentët, të punësuarit në institucionet e Serbisë, biznesmenët, serbët e zhvendosur që kanë pronë në Kosovë, si dhe klerin e Kishës Ortodokse Serbe, duke shtuar se për të gjitha këto është njoftuar edhe bashkësia ndërkombëtare.

“Janë vënë në rrezik themelet e ekzistencës sonë dhe ne duhet të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për ta mbrojtur popullin tonë. Në këtë situatë ku ndodhemi na ka sjellë regjimi në Prishtinë me veprime të njëanshme gjatë viteve të fundit, me qëllim që populli serb të mos mund të mbijetojë”, u shpreh ai.

Simiq theksoi se Lista Serbe nuk ka marrë pjesë në asnjë negociatë, ashtu siç po e akuzojnë disa subjekte të tjera politike.

Takimi më pas u zhvillua prapa dyerve të mbyllur, andërsa pas përfundimit pritet të lexohen konkluzat.

Takimi kundërshtohet nga disa partiNisma qytetare “Veriu për të gjithë” e Marko Jakshiqit, Nisma qytetare “Rrënjët” e Ivan Vuçkoviqit dhe Lëvizja Popullore Serbe e Milija Bishevcit përmes një njoftimi të përbashkët thanë se asamblistët e tyre nuk do të marrin pjesë në “seancën konsultative” që organizon Lista Serbe.

Në deklaratën e përbashkët u tha se tubime të tilla nuk përfaqësojnë një luftë të vërtetë për interesat e popullit serb, por “një simulim rezistence dhe një përpjekje për të mbuluar pas faktit heshtjen shumëvjeçare dhe përgjegjësinë politike”.

Këto tri subjekte politike më herët kishin propozuar miratimin e një deklarate lidhur me Ligjin për të huajt dhe për automjetet, por kjo ishte refuzuar nga Lista Serbe.

“Prandaj shtrojmë pyetjen që qytetarët kanë të drejtë ta dëgjojnë: a janë proceset dhe ligjet e dëmshme, pasojat shkatërruese të të cilave po pasojnë, pjesë e marrëveshjeve që Lista Serbe i ka pranuar dhe zbatuar më herët, e që janë lidhur dhe dakorduar në dëm të popullit nga krijuesi i tyre ideologjik dhe politik, Aleksandar Vuçiq?”, u tha në reagim.

Më herët, edhe Partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” e Nenad Rashiqit, i cili është edhe ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, i ka bërë thirrje Listës Serbe që të deklarohet dhe të tregojë se çfarë është dakorduar konkretisht lidhur me integrimin e institucioneve arsimore dhe shëndetësore në Kosovë që funksionojnë në sistemin e Serbisë, si dhe kush i ka zhvilluar negociatat dhe në emër të kujt.

“Nëse nuk ka marrëveshje, atëherë është jashtëzakonisht e papërgjegjshme, madje edhe mashtruese, të paraqitesh si mbrojtës politik i popullit serb, ndërkohë që nuk ofrohet asnjë zgjidhje konkrete”, u tha në deklaratë, duke u vlerësuar se heshtja e Listës Serbe “nuk është e rastësishme”.

Më herët, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, i ka ftuar kryetarët e komunave me shumicë serbe në një takim të premten, me qëllim që të bisedohet për integrimin e institucioneve serbe të shëndetësisë dhe arsimit.

Dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani, Zubin Potoku, Graçanica, Shtërpca, Kllokoti, Ranillugu, Parteshi dhe Novobërda – udhëhiqen nga kryetarë të Listës Serbe, dhe për momentin nuk dihet nëse ata do t’i përgjigjen kësaj ftese.

Njoftimi për fillimin e integrimit të institucioneve arsimore dhe shëndetësore përkon me nisjen e zbatimit të fazës së parë të aplikimit të plotë të Ligjit për të huajt, që cila do të zgjasë deri më 15 mars dhe parasheh një periudhë informimi.

Zbatimi i plotë i këtij ligji mund të ndikojë në funksionimin e institucioneve serbe të shëndetësisë dhe arsimit, pasi ata që nuk posedojnë dokumente të Kosovës duhet të kenë leje pune ose licencë për punë, për të cilën kërkesa parashtrohet në Agjencinë e Punësimit të Kosovës.

Po ashtu, të punësuarit dhe studentët e Universitetit në Mitrovicë të Veriut, të cilët vijnë nga Serbia ose nga vende të tjera të rajonit, do të duhej të kenë leje të përkohshme qëndrimi dhe të përmbushin kushte të tjera të përcaktuara me ligj, varësisht nga qëllimi i qëndrimit.

Në praktikë, marrja e lejes për punë ose për shkollim mund të jetë problematike, pasi Kosova nuk i njeh institucionet e Serbisë, të cilat i konsideron paralele dhe ilegale.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke vlerësuar se institucionet serbe të arsimit dhe shëndetësisë janë “vetë thelbi” i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin Kosova dhe Serbia janë pajtuar që ta formojë gjatë negociatave në Bruksel.

Palët u pajtuan për Asociacionin më 2013 dhe ai përmendet edhe në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve, të cilën Kosova dhe Serbia e kanë pranuar në vitin 2023. Sipas një draft-statuti që hartoi Bashkimi Evropian, Asociacioni do të duhej ta rregullonte edhe çështjen e të hyrave, përkatësisht financimin nga buxheti i Serbisë.



Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net