Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Serbia: Fakultetit të Shkencave Teknike në veri i është dhënë një muaj afat që të nisë të paguajë qira ose të largohet nga objekti

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se persona të paidentifikuar me veshje civile më 10 shkurt hynë në ndërtesën e Rektoratit të Universitetit në Mitrovicën e Veriut, me kërkesën që brenda 30 ditëve, Fakulteti i Shkencave Teknike të lirojë objektin ku ndodhet ose të nisë që të paguajë qira.

Sipas njoftimit, shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ia ka transmetuar këtë informacion zëvendësdrejtorit të Shërbimit diplomatik evropian për Evropën Perëndimore, Emanuel Giaufret, duke vlerësuar se autoritetet e Kosovës “po i qërojnë hesapet me Universitetin serb”.

Universiteti i Mitrovicës së Veriut, si dhe institucionet e tjera arsimore dhe shëndetësore në mjediset serbe në Kosovë, funksionojnë në kuadër të sistemit të Serbisë.

Mediat që raportojnë në gjuhën serbe në Kosovë kishin njoftuar më parë se Rektoratit në Mitrovicën e Veriut i ishte dorëzuar një letër nga Universiteti i Prishtinës, në të cilën thuhej se Fakulteti i Shkencave Teknike po përdorte objektin në mënyrë të paligjshme dhe se brenda 30 ditëve duhet të lirojë ambientet ose të nisë rregullimin e përdorimit.

Rektori Nebojsha Arsiq ka thënë për Kossev se Fakulteti i Shkencave Teknike nuk funksionon brenda sistemit ligjor të Kosovës dhe nuk ka mundësi të përgjigjet institucionalisht ndaj kësaj kërkese, duke shtuar se lidhur me hapat e mëtejshëm “po pret udhëzime”.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar rektorateve të universiteteve në Mitrovicë dhe Prishtinë, duke kërkuar më shumë detaje për këto pretendime, por ende nuk ka pranuar ndonjë përgjigje nga ta.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, më 16 janar deklaroi se, krahas zbatimit të Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet, është e domosdoshme integrimi i institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe, duke shtuar se procesi do të zbatohet në koordinim me Bashkimin Evropian dhe se do të merren parasysh shqetësimet e komuniteteve joshumicë.

Tashmë në Kosovë ka nisur zbatimi i fazës së parë të Ligjit për të huajt dhe automjetet, proces që do të zgjasë deri më 15 mars dhe parashikon një periudhë informimi.

Zbatimi i Ligjit për të huajt mund të ndikojë në funksionimin e institucioneve shëndetësore dhe arsimore serbe, pasi të gjithë ata që nuk kanë dokumente të Kosovës duhet të kenë leje pune ose licencë për punë, për të cilën kërkesa dorëzohet në Agjencinë Kosovare për Punësim.

Gjithashtu, për Universitetin e Mitrovicës së Veriut, studentët dhe stafi që vijnë nga Serbia ose vendet e tjera të rajonit duhet të kenë leje qëndrimi të përkohshme dhe të plotësojnë kushtet e tjera të parashikuara me ligj, në varësi të qëllimit të qëndrimit.

Në praktikë, marrja e lejes për punë ose studim mund të jetë problematike, sepse Kosova nuk njeh institucionet e Serbisë, të cilat konsideron si paralele dhe të paligjshme.

Petkoviq theksoi se institucionet arsimore dhe shëndetësore serbe janë “vetë themeli” i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për themelimin e të cilit janë pajtuar në Bruksel Kosova dhe Serbia, në kuadër të dialogut për normalizim.

“Beogradi mbetet i hapur për bisedime dhe pret angazhim të shtuar nga Bashkimi Evropian dhe Brukseli për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, që do të respektonin marrëveshjet ekzistuese dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sipas një draft-statuti që hartoi Bashkimi Evropian, Asociacioni do të duhej ta rregullonte edhe çështjen e të hyrave, përkatësisht financimin nga buxheti i Serbisë.

Ndërkohë, shoqata joformale “Proaktiv”, që bënë bashkë profesorë dhe bashkëpunëtorë të Universitetit të Mitrovicës së Veriut që punojnë sipas sistemit të Serbisë, iu drejtua komunitetit ndërkombëtar me një letër të hapur, duke theksuar se zbatimi i plotë i Ligjit për të huajt në rrethanat ekzistuese mund të ketë “pasoja të gjera dhe destabilizuese”.

“Shumica e të punësuarve kanë dokumente të Republikës së Serbisë, ndërsa kërkesat e parashikuara për qëndrim dhe punë lidhen në praktikë vetëm me institucionet e akredituara në sistemin e Prishtinës – të cilat Universiteti i Mitrovicës së Veriut nuk i plotëson”, u tha në letër.

Komuniteti ndërkombëtar deri tani nuk ka reaguar ndaj zbatimit të plotë të Ligjit për të Huajt ose ndaj paralajmërimit për integrimin e sistemit shëndetësor dhe arsimor serb, por më parë, e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, kishte thënë se një gjë e tillë duhet të ndodhë me konsultime me komunitetin serb.

Ish-ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, tha në shtator të vitit të kaluar se Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 përfshinte gjashtë pika që lidheshin me krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, dhe se Marrëveshja e fundit e Ohrit për rrugën e zbatimit të Marrëveshjes së 2013-ës sqaron qartazi integrimin e këtyre institucioneve në sistemin institucional të Kosovës, nën ombrellën e Asociacionit.

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë në shtator të vitit 2025 se integrimi i shëndetësisë dhe arsimit është një çështje e ndjeshme dhe se komuniteti serb ka shqetësime të shumta për këtë proces.


Загрузка...

Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net