Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota në rinumërim?

Në një kohë kur Kosova është mburrur si dhe lavdëruar nga të tjerët për mbajtje të zgjedhjeve të drejta, demokratike dhe të lira, dyshimet për manipulime me vota, veçanërisht brenda subjekteve politike, kanë nxitur rinumërim të plotë të votave për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njoftoi të hënën se do t’i rinumërojë të gjitha votat, pasi paraprakisht kishte vendosur t’i numëronte vetëm një të tretën e tyre.

Një hetim i Komisionit kishte gjetur mospërputhje në votat për kandidatët për deputetë dhe gjatë numërimit të pjesshëm u vërtetua se dallimet janë të mëdha në vota.

Si pasojë, prokurorët kanë filluar të mbledhin të dhëna lidhur me dyshimet për manipulime të mundshme me vota, ndërsa KQZ-ja ka shkarkuar përfaqësuesit politikë në komisionin e vet komunal në Prizren, ku dyshimet për manipulime janë të mëdha.

E gjithë kjo ka shkaktuar shumë reagime në vend në nivele të ndryshme, përfshirë nga vetë disa kandidatë të cilëve pas rinumërimit të pjesshëm u janë hequr nga dhjetëra deri në mijëra vota.

Ndër ta ka kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Më poshtë mund t’i lexoni reagimet e disa prej deputetëve të cilëve u janë hequr vota:

FETAH PAÇARIZI - PDKKandidati i Partisës Demokratike të Kosovës (PDK), Fetah Paçarizi, tha se ajo që po ndodh gjatë procesit të rinumërimit të votave "është serioze dhe shqetësuese".

Paçarizi, të cilit iu hoqën mbi 6 mijë vota deri tani, e mohon përgjegjësinë.

"Nuk kam dhe nuk kam pasur asnjë ndikim në këtë proces dhe distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim që mund të jetë bërë në emrin tim ose në dëm të votës së lirë" shkroi Paçarizi në Facebook.

"Kërkoj transparencë, hetim dhe përgjegjësi. Gabimi apo manipulimi i këtij niveli është përgjegjësi shtetërore", shtoi ai.

NAIT HASANI – PDKKandidati tjetër i PDK-së, Nait Hasani, e cilësoi dyshimet për manipulime si "cenim i rëndë vullneti i lirë i qytetarëve" dhe si "sulm i drejtpërdrejt dinjiteti im politik dhe kombëtar".

"Me atë që pashë në rinumërim, votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im për manipulime të papranueshme zgjedhore. Ky veprim përbën jo vetëm shkelje ligjore, por edhe akt të rëndë moral dhe politik", shkroi Hasani në Facebook.

Hasani - të cilit iu kanë hequr deri tani mbi 3 mijë vota - tha se "unë refuzoj kategorikisht çdo votë që nuk buron nga vullneti i lirë i qytetarit".

LULJETA VESELAJ-GUTAJ – PDKNdërsa, Luljeta Veselaj-Gutaj, u ankua se "mu cenua integriteti im dhe i shtetit demokratik", dhe bëri thirrje që personat e papërgjegjshëm të vihen para përgjegjësisë.

Asaj iu kanë hequr deri tani mbi 2 mijë vota.

"Tjetërsimin e votës e konsideroj krimin më të madh që mund t'i ndodhë demokracisë dhe rrugës sonë për një shoqëri të drejtë. Kjo nuk mund asesi të falet, dhe do të kërkoj përgjegjësi nga institucionet e drejtësisë për dëmin e shkaktuar jo vetëm ndaj integritetit tim personal e politik, por edhe të integritetit të procesit më të shenjtë që e ka vendi ynë, atij zgjedhor", shkroi ajo në Facebook.

ANTON QUNI – LDKAnton Quni i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), e mohoi çfarëdo përfshirje në manipulim me vota në një reagim në Facebook.

"Dëshiroj të bëj të ditur me përgjegjësi të plotë se çdo rritje e votave në emrin tim është bërë pa dashjen dhe pa dijeni timen. Unë nuk kam kërkuar, inkurajuar apo asistuar në asnjë formë devijimin e vullnetit të qytetarëve", shkroi Quni.

Quni - të cilit iu kanë hequr deri tani rreth 500 vota - tha se kjo "ngritje artificiale e votave nuk përfaqëson mbështetjen time reale dhe as parimet e mia njerëzore".

Ai u shpreh "plotësisht i gatshëm" të bashkëpunojë me autoritetet për ta zbardhur "këtë skandal deri në fund".

DRITON SELMANAJ - LDKKandidat për deputet dhe kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, tha se "distancohem tërësisht nga kushdo që ka marrë guximin të tjetërsojë vullnetin e qytetarëve të komunës sonë".

"Kemi dyshimet tona që ky skenar ka qenë i mirë organizuar dhe ka përshirë të gjithë kandidatët dhe të gjitha partitë politike për ta balancuar dhe shpërndarë abuzimin tek të gjithë, në mënyrë që të mos identifikohet lehtë si problem", shkroi Selmanaj në Facebook.

BURIM RAMADANI – AAKKandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Burim Ramadani, tha se "kjo është e tmerrshme! E papranueshme! E gërditshme!"

"Më fyejnë e më terrorizojnë edhe votat e shtuara, edhe votat e hequra", shkroi Ramadani në Facebook duke mohuar përfshirjen.

Ramadanit - i cili nuk arriti të fitonte vend në Kuvend - iu kanë hequr mbi 150 vota deri tani.





Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net