Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Ndërtime pa leje në Ohër: Kamp-shtëpizat shndërrohen në struktura të përhershme

Lokacioni i njohur si “Auto-kampi Gradishtë”, një nga pikat më të njohura të brigjeve të Liqenit të Ohrit, sot po shndërrohet në heshtje në një kantier ndërtimi të paligjshëm – në një hapësirë ku, sipas institucioneve, ligjërisht nuk ekziston një auto-kamp i ngritur.

Edhe pse toka është në proces denacionalizimi dhe është subjekt i procedurave gjyqësore, Gradishta prej vitesh funksionon si një kompleks i ligjshëm turistik, ndërsa një numër gjithnjë e më i madh kamp-shtëpizash të përkohshme e lëvizëse po zgjerohen dhe po shndërrohen në objekte fikse e të përhershme.

Një pjesë e pronarëve i përdorin këto ndërtime për qëllime komerciale dhe gjatë sezonit i japin me qira si apartamente, dhe i reklamojnë në platforma online.

Në internet mund të gjenden shpallje ku shihet se objektet e reklamuara nuk janë kamp-shtëpiza, por konstruksione të forta me mure, dritare, dysheme dhe tualete.

Një apartament i reklamuar në korrik 2025 si “bungalow” në Gradishtë, me qasje të drejtpërdrejtë në plazh, ende figuron online.

Ky akomodim ofrohet me çmim nga 85 deri në 120 euro për natë, me kuzhinë dhe tualet – tipare që tregojnë se bëhet fjalë për ndërtim të përhershëm.

Ky rast nuk është i izoluar. Në shpallje të tjera ofrohet “kamp-shtëpiza në Gradishtë”, por fotografitë e bashkëngjitura tregojnë hapësira tërësisht të mbyllura me konstruksione metalike, me elemente të shtuara dhe me interier të formuar që nuk ka asnjë lidhje me një shtëpizë mobile.

Për gjendjen në Gradishtë Radio Evropa e Lirë ka kërkuar qëndrim nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit e Maqedonisë së Veriut, institucion që u përgjigj shkurt duke thënë se ky lokacion, zyrtarisht, nuk ekziston si auto-kamp.

Në përgjigjen me shkrim Ministria theksoi se “Gradishta nuk është e formuar si auto-kamp në përputhje me Ligjin për auto-kampet. Aty është në proces denacionalizimi dhe po zhvillohen procedura gjyqësore”.

Për të gjitha pyetjet që lidhen me aktivitetet ndërtimore, Ministria e Kulturës dhe Turizmit nuk merr përgjegjësi dhe tha se për informacione të tjera duhet drejtuar Komunës së Ohrit.

Kjo ministri nuk iu përgjigj pyetjeve se cila kompani zyrtarisht menaxhon në Gradishtë dhe a kanë të drejtë ligjore të menaxhojnë hapësirën derisa zgjat procesi i denacionalizimit?

Pa përgjigje mbeti edhe pyetja se cili institucion ka dhënë koncesion ose leje për menaxhim, nëse një e tillë ekziston.

Lidhur me çështjen e Gradishtës, REL-it nuk iu përgjigj as Komuna e Ohrit.

Procesi i denacionalizimitLokacioni në Gradishtë ndodhet në një pozitë jashtëzakonisht atraktive dhe gjendet menjëherë pranë muzeut arkeologjik, rrënojave të fortesës romake dhe atraksionit të njohur turistik Gjiri i Eshtrave, çka e bën atë një nga pikat më të vizituara dhe më të njohura të brigjeve të Ohrit.

Në të kaluarën, gjatë ish-Jugosllavisë, kjo hapësirë përdorej si “Auto-kampi Gradishtë”, në kuadër të veprimtarisë së atëhershme të kompanisë “Inex-Gorica”.

Toka hyri në proces denacionalizimi në vitet 1997-1998, fillimisht me miratimin e Ligjit për privatizim dhe më pas të Ligjit për denacionalizim, pas së cilës rreth 100 trashëgimtarë nga 36 familje kërkuan kthimin e një pjese të tokës.

Një pjesë e kërkuesve të pronave thonë se edhe pas pesë vendimeve gjyqësore në favor të tyre nuk kanë arritur ta rikthejnë pronën. Në të njëjtën kohë, toka në Gradishtë që ishte në pronësi të Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopata e Ohrit dhe është kthyer Kishës në përputhje me të njëjtin Ligj për denacionalizim, gjë që, sipas kërkuesve të pronave, tregon për një qasje selektive. Toka e kishës shtrihet nga plazhi Orevçe dhe edhe tre plazhe të tjera deri te lokacioni ku më parë ndodhej restoranti në të ashtuquajturën “pjesë të parë” të kampit.

Andrijana Bashoska, një nga persona që po kërkon kthimin e tokës në Gradishtë, thotë se ky rast është “një shembull klasik i krimit të organizuar me nivelin më të lartë të korrupsionit”.

Sipas saj, sot kompania “Inex-Gorica” e shfrytëzon hapësirën pa bazë ligjore dhe uzurpon rreth 100.000 metra katrorë tokë. Për këto pretendime, REL-i kërkoi qëndrim edhe nga “Inex-Gorica”, por deri në publikimin e tekstit kjo kompani nuk ka kthyer përgjigje.

Pavarësisht pesë vendimeve përfundimtare gjyqësore, Bashoska pohon se Komisioni për denacionalizim prej vitesh nuk i zbaton ato. Në vend që të kthehet toka që dikur e kishte në pronësi familja e babait të saj, Komisioni, sipas saj, nxjerr vendime për dëmshpërblim me obligacione në vlerë prej 180 denarësh për metër katror. Për shkak të këtij veprimi, Bashoska thotë se gjashtë herë ka paraqitur padi në Gjykatën Administrative kundër vendimit të Komisionit për denacionalizim.

“Ligji për denacionalizim është i qartë: aty ku janë ndërtuar objekte të përhershme, kompensimi mund të bëhet me obligacione, por kur në tokë ka objekte montuese ose të përkohshme, prona duhet të kthehet në gjendjen në të cilën është marrë. Ky është rasti në Gradishtë, toka duhet të kthehet”, thotë Bashoska.

Ajo pohon se prej vitesh has në pengesa institucionale, përfshirë edhe rreth zbatimit të procedurës së trashëgimisë pas vdekjes së babait të saj në vitin 2016, e cila duhej t’i mundësonte të bëhej formalisht pronare e tokës në Gradishtë.

Gropa septike dhe makina larëseNdërkohë që personat po kërkojnë kthimin e pronës janë të bllokuar në labirintet institucionale, bukuria natyrore e Gradishtës po mbytet gjithnjë e më shumë nga betoni, ndërsa disa nga pronarët e ndërtimeve marrin leje nga administrata e të ashtuquajturit auto-kamp për të hapur gropa septike të improvizuara.

Për këtë dëshmojnë kampistë që prej vitesh i kalojnë pushimet në Gradishtë. Ata na thanë se në “pjesën e parë” të lokacionit, administrata u lejon disa qiramarrësve të parcelave me abonim vjetor, përveç ndërtimit të objekteve të forta, që për një pagesë prej 5.000 denarësh të hapin edhe gropa septike pranë parcelave të tyre.

“Njerëzit tashmë nuk kanë më kamp-shtëpiza, por kanë ndërtuar objekte me gips, materiale metalike dhe me blloqe betoni. Ata kanë tualete brenda, dhe për një pagesë prej 5..000 denarësh mund të sjellin edhe makina larëse”, thonë disa persona për REL-in, që kërkuan të mbesin anonimë.

Shoqata joqeveritare “Ohrid SOS” thotë për REL-in se informacione për ndërtimet e reja dhe se disa prej tyre po ofrohen edhe online.

“Ne e dimë se ky lokacion ndodhet në proces denacionalizimi që zgjat tashmë më shumë se dy dekada. Gjatë kësaj periudhe, ai nuk guxon të jepet me qira apo të menaxhohet, ndërsa menaxhmenti i kampit përfiton nga të gjitha këto aktivitete”, thuhet në deklaratën e shoqatës.

Deri në publikimin e këtij teksti, Komuna e Ohrit nuk iu përgjigj pyetjeve nëse është e informuar për gjendjen në Gradishtë dhe si do të reagojë, nëse lejohen ndërhyrje të tilla me ndërtime të përkohshme dhe gropa septike, si dhe cilat kompani e menaxhojnë këtë hapësirë.

Në vitet e kaluara, Komuna e Ohrit ka ndërmarrë aksione për heqjen e disa ndërtimeve në Gradishtë.

Në vitin 2021 u mor një vendim për heqjen e objekteve të përkohshme në, siç u tha, “hapësirën e njohur si auto-kampi ‘Gradishtë’”, pasi gjatë një inspektimi të jashtëzakonshëm ishin konstatuar shkelje serioze.

Inspektimi atëherë konstatoi se një pjesë e kamp-shtëpizave ishin vendosur mbi bazamente betoni, me strehë metalike të shtuara dhe konstruksione të mbyllura plotësisht nga llamarina, druri, pllaka gipsi rezistente ndaj ujit, si dhe konstruksione të palejuara prej druri dhe metali, objekte të përkohshme dhe lidhje në rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit dhe energjisë elektrike – ndërhyrje që janë jashtë çdo projekti të miratuar dhe rregulloreje ligjore.

Rasti i Gradishtës nuk është incident i izoluar, por një tjetër episod në pamjen më të gjerë të problemeve sistemike që prej vitesh po e shkatërrojnë rajonin e Ohrit – ndërtime pa leje, uzurpim, urbanizim i pakontrolluar, ndotje…

Të njëjtat dukuri janë edhe objekt i raporteve të UNESCO-s për Ohrin, i cili rrezikon të shpallet trashëgimi natyrore dhe kulturore botërore në rrezik – për çka institucionet ose përplasen për kompetenca, ose heshtin, ndërsa hapësira ndryshon në mënyrë të pakthyeshme dhe interesi publik mbetet pa mbrojtje.



Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net