Pas nëntë muajsh tensione, Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit
![Pas nëntë muajsh tensione, Kurti e Vuçiq përballë njëri-tjetrit](https://gdb.rferl.org/01000000-0aff-0242-c33e-08dbb503c769_w800_h450.jpg)
Për herë të parë pas më shumë se nëntë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 26 qershor në Bruksel për të zhvilluar, sipas Bashkimit Evropian, një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.