Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
![Një i vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë](https://gdb.rferl.org/48d22b41-fbcb-4cd1-922d-bfd6605ddcc5_w800_h450.jpg)
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se një person ka vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Ndërkaq sipas këtij njoftimi nga 1,575 testime, 6 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
MSH-ja po ashtu ka njoftuar se në nivel vendi në 24 orët e fundit janë administruar 1.802 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më tani sipas këtij institucioni, 758.250 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.