Добавить новость
World News in Albanian





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


BE-ja ripërsërit perspektivën evropiane për Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian do të ripërsërisë qëndrimin për “perspektivën evropiane” për Ballkanin Perëndimor, gjatë samitit që do të mbajnë strukturat e BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, në fillim të tetorit në Slloveni.


Kështu thuhet në një draft-deklaratë të përgatitur nga blloku evropian, që e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, e ku po ashtu flitet për orientimin e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.


Sllovenia, që ka kryesimin e radhës së BE-së, ka paralajmëruar mbajtjen e këtij samiti, me qëllim që Ballkani Perëndimor të rikthehet në fokusin e politikës së BE-së. Një samit i ngjashëm është mbajtur në Sofje më 2019, pastaj një samit virutal në Zagreb më 2020, ndërkaq më 2022 planifikohet të mbahet edhe një samit gjatë kryesimit të Çekisë me presidencën e BE-së.




Në draftin e deklaratës thuhet se liderët e BE-së e përshëndesin përkushtimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor ndaj perspektivës evropiane, që sipas këtij dokumenti “është në interes strategjik dhe mbetet një zgjidhje e përbashkët strategjike”.


Sikurse edhe në deklaratat e mëhershme, nga samite të ngjashme, edhe kësaj radhe pritet të përsëriten thirrjet për respektimin e parimeve të demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë së mediave, shoqërisë civile, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat e pakicave dhe kritereve tjera të cilat janë parime themelore të BE-së.


“Mbështetja e rritur e BE-së do të varet edhe në të ardhmen nga përparimi i prekshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave socio-ekonomike, sikur edhe nga përkushtimi i partnerëve ndaj vlerave evropiane, rregullave dhe standardeve”, thuhet në draft-deklaratën e përgatitur për samitin e Bërdos, që do të mbahet në fillim të tetorit.




Po ashtu, sipas këtij dokumenti, do të kërkohet nga vendet e rajonit që të vazhdojnë të përshtatin qëndrimet e tyre dhe politikën e jashtme me qëndrimet e përbashkëta të BE-së. Po ashtu nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që në dokument përmenden si “partnerë”, kërkohet që të bëjnë më shumë për t’ua sqaruar qytetarëve rëndësinë e institucioneve evropiane dhe që BE-ja, pa asnjë dyshim është partnerja më e afërt, investitorja kryesore dhe donatorja më e madhe e ndihmës për rajonin.


Kjo thirrje vjen për shkak se në disa shtete të Ballkanit Perëndimor ekziston përshtypja që shtetet e tjera kanë ndihmuar më shumë sesa Bashkimi Evropian.


“Niveli i paparë i mbështetjes duhet të jetë në tërësi i dukshëm dhe i njohur nga partnerët tanë edhe në komunikimet e tyre publike”, thuhet në dokument.


Në tekstin e kësaj draft-deklarate po ashtu thuhet se BE-ja do të kërkojë nga vendet e rajonit që të jenë të përkushtuara ndaj qëllimit për fqinjësi të mirë dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura mes vete.


“Hapat e mëtejmë të vendosur nevojiten për të forcuar pajtimin dhe stabilitetin rajonal, sikur edhe për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje finale përfshirëse obliguese të mospajtimeve bilaterale mes partnerëve dhe çështjeve që janë të rrënjosura në trashëgimin e së kaluarës, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe Marrëveshjen për suksesionin”, thuhet ndër të tjera në tekstin e këtij draft-dokumenti.




Nga ky samit, sipas të njëjtit tekst, pritet të shprehet mbështetje e plotë për përpjekjet e të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.


Porosia për dialog pritet të jetë që “të ketë përparim konkret të palëve drejt normalizimit të plotë të raporteve mes tyre, që është kyçe për stabilitetin e rajonit”.


Një pjesë e madhe e tekstit i kushtohet edhe ndihmës që BE-ja i ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë për vendet e rajonit në luftë kundër pandemisë, sidomos përmes donacioneve për vaksinim.


“BE do të mbështesë planet për vaksinim për të gjithë partnerët, në mënyrë që të ndihmojë që niveli i vaksinimit të jetë i ngjashëm me atë të BE-së, deri në fund të vitit 2021”, thuhet në dokument.


Në BE aktualisht janë vaksinuar mbi 70 për qind e popullatës në moshë madhore, por ka një dallim të madh mes vendeve anëtare. Përderisa në Belgjikë vaksinimi ka kaluar mbi 80 për qind, në Bullgari nuk ka arritur ende as 30 për qind.


Me tekstin e samitit BE-Ballkani Perëndimor, që do të zhvillohet në Slloveni, duhet të pajtohen të gjitha vendet anëtare të BE-së, por edhe ato të Ballkanit Perëndimor, pasi do të jetë një deklaratë e përbashkët.



Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net