G7 kërkon lirimin e menjëhershëm të Navalnyt
Vendet e grupit G7 e quajtën të “motivuar politikisht” burgosjen e kritikut të Kremlinit, Aleksei Navalny dhe kundërshtuan “shtypjen e dhunshme” të protestuesve pro-Navalny nga ana e Rusisë. Përmes një deklarate të përbashkët, ministrat e jashtëm të Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kërkuan "lirimin e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar" të Navalnyt. "Rusia ka detyrime kombëtare dhe ndërkombëtare për të respektuar dhe siguruar të drejtat e njeriut", thuhet në qëndrimin e G7-ës. Читать дальше...