Добавить новость
World News





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Kllokoti voton, por garë nuk ka

Banorët e Kllokotit - komunë rreth 50 kilometra në jug të Prishtinës - të dielën do të marrin pjesë në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

Zyrtarisht, në fletëvotim do të figurojnë dy kandidatë - Bozhidar Dejanoviq nga Lista Serbe dhe Sreqko Spasiq nga Iniciativa Qytetare “Uniteti Kombëtar Serb”.

Por, në praktikë, zgjedhja është vetëm formale, pasi, më 3 nëntor, Spasiq u tërhoq nga gara dhe u kërkoi mbështetësve të tij që të votojnë për kundërshtarin e tij, Bozhidar Dejanoviq.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë shpjegoi se zgjedhjet në Kllokot duhet të mbahen formalisht, sepse afati i fundit për tërheqjen e kandidatëve nga gara ishte më 2 shtator, 2025.

Të drejtë vote në zgjedhjet e 9 nëntorit kanë 4.183 qytetarë të Kllokotit - e vetmja nga dhjetë komunat me shumicë serbe, ku Lista Serbe nuk fitoi në rundin e parë, më 12 tetor.

Dragana nga Kllokoti thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk është e befasuar nga kjo situatë, pasi, muaj më parë, “ndihej në ajër se diçka do të ndodhte”.

Ajo thotë se banorët e Kllokotit janë mësuar me ndryshime në momentin e fundit, “sidomos kur në garë janë Sreqko Spasiq dhe Bozhidar Dejanoviq”.

Në vitin 2017, në prag të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale, Lista Serbe hoqi dorë nga kandidati i saj, Strahinja Spasiq, djali i Sreqko Spasiqit, dhe mbështeti kandidatin kundërshtar, Bozhidar Dejanoviq, nga Iniciativa Qytetare “Kllokot-Vërbovc”.

Por, tani, Sreqko Spasiq hoqi dorë nga kandidatura e tij në favor të Bozhidar Dejanoviqit, i cili këtë herë kandidoi për Listën Serbe - partinë më të madhe serbe në Kosovë, e cila ka edhe mbështetjen e Beogradit.

“Do të investoj të gjithë forcën dhe energjinë time, së bashku me anëtarët e deritashëm të ‘Unitetit Kombëtar Serb’, e tani anëtarët e Listës Serbe, në fitoren e Listës Serbe - nën numrin rendor 170 - në këto zgjedhje lokale, si dhe në të gjitha zgjedhjet e ardhshme në këtë rajon”, tha Spasiq më 3 nëntor, kur njoftoi publikun se po tërhiqej.

Lista Serbe e mirëpriti këtë vendim dhe vlerësoi se ishte “provë e pjekurisë dhe përgjegjësisë”.

“Komuna më e vogël me më shumë probleme”Dragana thotë se në Kllokot “gjithmonë lind ndonjë problem” gjatë proceseve zgjedhore dhe se “vetëm populli vuan për shkak të hakmarrjes nga të dyja palët”.

Ajo shton se shumë bashkëqytetarë të saj janë larguar nga vendi, ndërsa politikanët “shpesh shkëmbejnë fjalë dhe përpiqen të dëshmojnë forcën e tyre”.

“Çdo proces zgjedhor në çdo komunë zhvillohet në heshtje dhe mirë, vetëm në Kllokot nuk ndodh kështu. Ne i nënshtrohemi më të keqes, kishte rrahje, fyerje, padi, ndalime, arrestime...”, thotë Dragana.

Gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2021, në Kllokot u arrestuan katër persona për dhënie ose marrje ryshfeti për vota dhe shkelje të vullnetit të lirë të votuesve.

Dragana thotë se tani është koha që të gjithë të luftojnë për të njëjtin qëllim, në mënyrë që të arrihet njëfarë përparimi.

“Komuna më e vogël me më shumë probleme”, thotë ajo, duke shfaqur shpresën se “bashkimi” i ri do t'u sjellë të mira të gjithë qytetarëve të komunës së Kllokotit.

Predragu, po ashtu nga Kllokoti, thotë se vendasit janë mësuar me “grindje të ndërsjella” midis politikanëve dhe nuk presin ndryshime të mëdha.

Ai thekson se askush nuk po i trajton sinqerisht problemet e qytetarëve të zakonshëm, siç është papunësia, ndaj shumë të rinj vendosin të largohen.

“Secili punon vetëm për përfitimin e vet, askush nuk interesohet për qytetarët. Ata kujtohen për ne vetëm kur ka zgjedhje”, thotë Predragu për Radion Evropa e Lirë.

Votimet në Kllokot, vetëm formalitetZoran Saviq, nga organizata joqeveritare Aktiv në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se nuk është i befasuar që kundërshtari i Listës Serbe në Kllokot e tërhoqi kandidaturën e tij, por, sipas tij, është shqetësuese që votuesit po manipulohen.

“Kur shohim rezultatet e rundit të parë, diferenca midis kandidatëve ishte vetëm rreth 200 vota, që do të thotë se kishte një bazë reale për luftën në rundin e dytë. Prandaj, tërheqja e kandidatit, jo vetëm që e bën procesin zgjedhor të pakuptimtë, por edhe zhgënjen votuesit që i dhanë besimin”, thotë Saviq.

Në rundin e parë të zgjedhjeve lokale në Kllokot, Bozhidar Dejanoviq nga Lista Serbe fitoi 893 vota ose rreth 41 për qind, ndërsa Sreqko Spasiq nga Iniciativa Qytetare “Uniteti Popullor Serb” fitoi 674 vota ose rreth 31 për qind.

Saviq vlerëson se rundi i dytë i zgjedhjeve në këtë komunë do të jetë “thjesht një formalitet”.

Përndryshe, iniciativa e Sreqko Spasiqit shkoi në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kllokot edhe në vitin 2021, por në fund fitoi Lista Serbe.

Atëkohë, Iniciativa Qytetare “Uniteti Kombëtar” e Sasha Mirkoviqit mbështeti Listën Serbe, ndonëse Sreqko Spasiq pretendoi se kishte një “marrëveshje në parim” me të.

Saviq thekson se Kllokoti njihet për “kthesat e shpeshta politike”.

Shembujt e tillë, sipas tij, minojnë parimet demokratike dhe u dërgojnë mesazh qytetarëve se vota e tyre në zgjedhje nuk ka peshë.

“... sepse, një javë para rundit të dytë, kandidati që ju mbështesni, vendos të anojë nga kundërshtari i tij i drejtpërdrejtë. Kjo krijon mosbesim shtesë ndaj qytetarëve në vetë procesin zgjedhor dhe politik”, thotë Saviq.

Kalkulimet zgjedhore mbeten të pandëshkuaraSaviq beson se këto raste përsëriten, sepse nuk ka sanksione të qarta ligjore, që do t’i ndëshkonin veprimet e tilla të kandidatëve.

“Subjektet politike që përdorin këta mekanizma, nuk ndëshkohen, as institucionalisht dhe as nga votuesit e tyre. Fatkeqësisht, në rajonin tonë ekziston ky rregull i pashkruar për ndryshimin e kursit politik për hir të përfitimit personal ose partiak, dhe për aq kohë sa vendimet e tilla nuk kanë një çmim të caktuar politik, kjo praktikë do të vazhdojë pothuajse në çdo proces zgjedhor”, shton ai.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerësoi më herët për Radion Evropa e Lirë se tërheqja e njërit prej kandidatëve në Kllokot, tregon për ndikim të jashtëm politik dhe mungesë të autonomisë politike të komunitetit lokal serb.

Ai nënvizoi se e gjithë situata është e dyshimtë dhe se duhet të hetohet.

Kandidatë me dënime të mëhershmeKandidati aktual për kryetar të Kllokotit nga Lista Serbe dhe ish-kryetari, Bozhidar Dejanoviq, u dënua në vitin 2022 me një vit burg me kusht, për veprën penale të “ndikimit në vullnetin e lirë të votuesve”.

Në atë kohë u përcaktua se Dejanoviq, në cilësinë e kryetarit të komunës, siguroi në mënyrë të paligjshme vota për subjektin politik Lista Serbe, ndërsa një tjetër i dyshuar për të njëjtën vepër penale, Sasha Mirkoviq, në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Kllokotit, siguroi vota për subjektin politik me numër rendor 129 “Bashkësia e Bashkuar - Ardijana Hoxhiq”.

Hoxhiq fitoi një mandat parlamentar të rezervuar për komunitetin boshnjak në zgjedhjet e vitit 2021, por ia hoqën, për shkak të dyshimit se e mori falë votave nga komuniteti serb, mbi të cilin “Lista Serbe ushtroi ndikim për të vënë nën kontroll disa nga komunitetet joshumicë në Kosovë”.

Kandidati për kryetar të Kllokotit nga Iniciativa Qytetare “Uniteti Kombëtar Serb” dhe ish-kryetari, Sreqko Spasiq, u dënua gjithashtu.

Në vitin 2016, ai mori një dënim me kusht për veprën penale të “keqpërdorimit të detyrës zyrtare”, pasi pushoi nga puna punëtorët në Shkollën “Marko Rajkoviq” në fshatin Vërbovc, pa arsye.

Përgatiti: Valona Tela



Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net