Добавить новость
World News





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Fushata zgjedhore në Maqedoninë e Veriut nën hijen e përgjimeve dhe fyerjeve

Përgjimet e paligjshme, skandalet, fyerjet dhe gjuha e urrejtjes kanë lënë në plan të dytë debatin për zgjidhjet reale të problemeve të qytetarëve, në prag të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, që do të mbahen më 19 tetor.

Në bllokun politik shqiptar dominojnë akuzat për keqpërdorime mes kandidatëve për kryetar komune në Çair të Shkupit.

Për shembull, zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka akuzuar ish-ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani, se mban kontakte me ish-kryeministrin maqedonas, Nikolla Gruevski, i cili ndodhet në Budapest.

Shumica qeverisëse ka akuzuar, po ashtu, Osmanin se ka keqpërdorur 1.8 milion euro nga buxheti i shtetit për pastrimin dhe lyerjen e sallës, ku është mbajtur samiti i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, duke i dhënë kontratën një kompanie që financon partinë e tij, Bashkimi Demokratik për Integrim.

Osmani ka thënë se tenderi është zhvilluar ligjërisht dhe se as Prokuroria, as Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit nuk kanë gjetur shkelje.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ka hedhur poshtë, siç i ka quajtur ai, manipulimet politike për gjoja dëshirën e shqiptarëve për ta ndarë Maqedoninë e Veriut.

Ai ka thënë se, nëse një synim i tillë do të kishte ekzistuar, do të ishte realizuar që në vitin 2001, kur shqiptarët kishin 15 mijë luftëtarë të armatosur.

Afera e përgjimeve dhe integrimi në BE zbehin debatin për zgjedhjet?Disa ditë para fillimit zyrtar të fushatës zgjedhore, Qeveria akuzon opozitën aktuale se ka ndërhyrë në sistemin e inteligjencës, duke ndjekur dhe dëgjuar në mënyrë të paligjshme liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, gjatë periudhës 2019–2024.

Të njëjtat akuza ai i ka ngritur edhe kur ka qenë në opozitë dhe është duke i përsëritur edhe tani që është në pushtet.

Duke folur në një seancë qeveritare këtë javë, Mickoski ka thënë se vendi po përballet me një skandal të ri: përgjime të paligjshme dhe keqpërdorim masiv të sistemit.

Ish-drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB), Viktor Dimovski, i ka mohuar akuzat në rrjetin social Facebook dhe ka kërkuar që informacioni të deklasifikohet.

Opozita socialdemokrate e ka sfiduar Qeverinë të miratojë një rezolutë të përbashkët për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian dhe për të përcaktuar linjat e kuqe politike.

Lideri i Lidhjes Socialdemokrate në opozitë, Venko Filipçe, ka paralajmëruar se do të publikojë një rezolutë për integrimin evropian, në të cilën do të vizatohen vijat e kuqe kombëtare.

“As kandidatët për poste, as votuesit nuk bëjnë dallim mes zgjedhjeve lokale, parlamentare dhe presidenciale, prandaj kemi tema dhe narrativë të të gjitha llojeve - madje edhe ato për integrimin në BE - në kontekstin e zgjedhjeve lokale, si këto që po vijnë”, thotë për Radion Evropa e Lirë politologu Bllagojçe Atanasovski.

Fyerje dhe akuza nga të gjitha anëtPara zgjedhjeve lokale, politika është fokusuar më shumë te sulmet personale dhe temat që nuk lidhen direkt me problemet e përditshme të qytetarëve.

Politikanët përdorin vazhdimisht fjalë ofenduese, si “kriminel”, “dëgjues i verbër” e “mashtrues”, për të sulmuar njëri-tjetrin.

Lidhja Socialdemokrate opozitare akuzon kandidatin për kryetar bashkie të Shkupit, Orce Gjeorigijevski, se punon ekskluzivisht sipas urdhrave të liderit të VMRO-DPMNE-së, Mickoski, sepse, siç pretendon ai, po hesht për ndërtimet e paligjshme në qytet.

Të tjerë kandidatë për kryetarë bashkie kanë reaguar ndaj gjuhës së ashpër në rrjetet sociale, duke thënë se fushatat negative dhe sulmet personale ndaj tyre po përforcohen nga “militantët partiakë”.

Pse dominon retorika negative?Analisti politik, Xhelal Neziri, thotë se arsyeja përse mbizotëron e ashtuquajtura fushatë negative është se rivalët politikë nuk ofrojnë alternativa reale dhe të besueshme për zgjedhjet.

“Pavarësisht përpjekjeve për të prezantuar projekte të bukura dhe zgjidhje efektive për problemet e qytetarëve, është e vështirë t’i bindësh votuesit se ato do të realizohen. Shumica e kandidatëve kanë përvojë politike - gjë që tani i pengon ata të bindin publikun se do t’i mbajnë premtimet e tyre”, shpjegon Neziri.

Ai shton se mungesa e besimit te votuesit - se diçka mund të ndryshohet, një problem i gjatë mund të zgjidhet ose komuna të modernizohet - i detyron partitë të përqendrohen te fushata negative.

“Kjo formë e propagandës negative drejtohet nga motoja ‘unë jam i keq, por kundërshtari im është katastrofë’”, shton ai.

Politologu Atanasovski thotë se kjo qasje është pjesë e “folklorit politik” maqedonas.

“Qytetarët, thjesht, janë mësuar me këtë lloj politike dhe, për fat të keq, politikanët ua shërbejnë”, thotë ai.

A ka vend për fushatë pozitive?Disa nga kandidatët kanë filluar tashmë një fushatë joformale, me premtimet për një jetë më të mirë.

“Unë mendoj se edhe kandidatët që nuk janë të rinj në politikë, kanë potencial për të zhvilluar një fushatë pozitive dhe për të shpërndarë energji optimiste, sepse jo të gjithë i kanë thyer premtimet e tyre në të kaluarën”, thotë Neziri.

Sipas Atanasovskit, jo gjithçka është aq “e zezë” në këtë fushatë zgjedhore.

Ai thotë se ka kandidatë për kryetarë bashkie që po zhvillojnë një fushatë pozitive dhe që i bazojnë premtimet e tyre në nevojat e qytetarëve në komuna.

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut u shpallën më 9 gusht.

Rundi i parë i votimit do të mbahet më 19 tetor dhe rundi i dytë dy javë më vonë, më 2 nëntor.

Këto do të jenë zgjedhjet e teta lokale me radhë që kur Maqedonia e Veriut fitoi pavarësinë.

Përgatiti: Valona Tela



Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net