Policia e Shqipërisë arreston një kosovar që e kërkonte Gjermania
Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur të shtunën se e ka arrestuar një 27-vjeçar, shtetas të Kosovës, ndaj të cilit kishte fletarrestim ndërkombëtar, nën dyshimet për kryerje të veprës penale të “mashtrimit”.
Policia ka thënë se e ka arrestuar të dyshuarin me inicialet S.M, në pikën kufitare të Morinës.
Autoritetet shqiptare kanë thënë se fletarrestimi ishte lëshuar nga Gjykata lokale e Mynihut në Gjermani dhe që janë në kontakt me autoritetet e këtij shteti për ekstradimin e të arrestuarit.
Sipas Policisë, i dyshuari mund të dënohet me deri 10 vjet burgim, nëse shpallet fajtor.