Добавить новость
World News





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të gjithë besojnë se ato do të sillnin ndonjë ndryshim të madh në raportin e forcave politike.

“E tëra që mund të ndodhë, është një rezultat i përafërt dhe rikthim në situatën ku jemi aktualisht. Është vetëm një tentim për vonimin e zgjidhjes”, thotë për Radion Evropa e Lirë Artan Muhaxhiri, sociolog dhe njohës i zhvillimeve politike.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë u mbajtën më 9 shkurt.

Dhjetëra tentativat për të konstituar Kuvendin nuk sollën asnjë rezultat.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila nuk po arrin t’i sigurojë votat për t’u zgjedhur kryeparlamentare, hodhi idenë për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, bashkë me ato lokale, më vonë këtë vit.

Albert Krasniqi, nga organizata joqeveritare Demokraci Plus (D+), vlerëson se zgjedhjet mund të jenë e vetmja rrugëdalje, në rast se mungon kompromisi për konstituimin e Kuvendit.

Megjithatë, ai nuk pret që ato të sjellin ndryshime të mëdha në përfaqësimin e partive në Kuvend.

“Në termin e numrave mund të ketë lëvizje, e cila partitë politike mund t’i forcojë ose dobësojë, por, natyrisht, nuk mund të ketë ndryshime të mëdha për një kohë kaq të shkurtër”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Opozita me dyshime për efektin e zgjedhjeve të rejaNëse për Lëvizjen Vetëvendosje - e cila doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, por jo me mjaftueshëm vota për të formuar e vetme qeverinë - zgjedhjet e reja janë zgjidhje, për pjesën më të madhe të opozitës, ato nuk do ta ndryshojnë situatën në mënyrë thelbësore.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, thotë se nëse zgjedhjet e reja mbahen, ato nuk duhet të mbahen së bashku me lokalet.

“...pse duhet pritur afati i zgjedhjeve lokale, që i bie diku në mesin e tetorit? Duhet të shkojmë shumë më herët”, thotë Tahiri.

Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, zgjedhjet e reja nuk do të zgjidhnin asgjë.

Deputeti dhe nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri, thotë për Radion Evropa e Lirë se ato do të ishin thjesht një “përsëritje e zgjedhjeve të 9 shkurtit”, sa u përket rezultateve që do të dilnin prej tyre.

“Për LDK-në, zgjedhjet tani janë të papranueshme. Nuk besoj që zgjidhin diçka, përveçse mund ta përmirësojnë fjalorin e partisë së parë [LVV-së], sepse në procesin [e kaluar] zgjedhor ka pasur fushatë negative, fjalor denigrues - gjë e cila është bërë problem”, thotë Haziri.

Ai shton se edhe nëse Vetëvendosje e përmirëson fjalorin ndaj partive të tjera, kjo me shumë gjasa nuk do ta ndryshojë qëndrimin e LDK-së për bashkëpunim me të.

Por, ai nuk e përjashton mundësinë e ndonjë bashkëpunimi në të ardhmen, nëse rrethanat, siç shprehet, bëhen më favorizuese.

Fjalori që është përdorur, nuk duhet të përdoret më, thotë edhe Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke theksuar se kjo është thelbësore për të kapërcyer krizën politike që po shtyn drejt zgjedhjeve të parakohshme.

“[Zgjedhjet] nuk do të ndryshonin asgjë [në rezultatin e partive]. Por, më e mira do të ishte sikur ne të kuptonim - të gjitha partitë politike dhe aktorët e partive politike - se duhet ta ndalim armiqësinë... Nuk kemi lënë vend as të ulemi, as të bisedojmë”, thotë Berisha për Radion Evropa e Lirë.

Edhe gjatë fushatës për zgjedhjet e 9 shkurtit, edhe pas, gjuhë denigruese është përdorur nga disa përfaqësues politikë - përfshirë kryeministrin në detyrë të Kosovës dhe udhëheqësin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gjuha e përmbajtur si shans për bashkëpunimNjohësit e zhvillimeve politike vlerësojnë se, nëse vendi shkon në zgjedhje, një nga përfitimet e pakta mund të jetë pikërisht pastrimi i këtij diskursi.

Muhaxhiri thotë se fjalori aktual ndërmjet partive politike po i largon ato gjithnjë e më shumë nga mundësia e bashkëpunimit.

“Nuk ka ndonjë sens që kjo gjuhë të ashpërsohet kaq shumë, në qoftë se në prapaskenë janë duke biseduar për ndonjë koalicion. Mirëpo, në politikën kosovare, nuk i dihet kurrë”, thotë Muhaxhiri.

Në të njëjtën linjë është edhe Krasniqi. Ai thotë se gjuha përçarëse është kthyer në pengesë serioze për ndërtimin e çdo lloj bashkëpunimi paszgjedhor.

Zgjedhjet e reja mund të përcillen me retorikë më të përmbajtur politike dhe, në këtë mënyrë, të hapin rrugën për një rifillim të raporteve ndërmjet partive, sipas tij.

“Unë besoj që partitë, me zgjedhje [të parakohshme], më shumë duan t’i japin shans mundësisë për të bashkëpunuar. E kanë kuptuar që, me rezultatet aktuale, një parti e vetme nuk mund ta formojë [qeverinë]. Patjetër duhet ta kenë një kompromis më të gjerë”, thotë Krasniqi.

Të dy analistët kujtojnë se pa një marrëveshje kompromisi që do të çonte në konstituimin dhe më pas shpërndarjen e Kuvendit, zgjedhjet e parakohshme parlamentare është e pamundur të realizohen ligjërisht.



Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net