Добавить новость
World News





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Kosovarët në Kazakistan ankohen për vonesa të pagave

Disa kosovarë të punësuar në kompaninë e ndërtimit Mabetex në Kazakistan thonë për Radion Evropa e Lirë se ka disa muaj që nuk i kanë marrë pagat.



Përfaqësues të kompanisë që është në pronësi të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli, i mohojnë këto pretendime, duke thënë se asnjëherë nuk ka “vonesa serioze” në pagesa.



Punëtorët që flasin për REL-in në kushte anonimiteti, ankohen edhe për kushtet e punës në këtë kompani - nga, siç thonë, rregullat strikte deri tek ushqimi që u shërbehet.



Kompania Mabetex është themeluar në Zvicër në vitin 1999 dhe ka qenë e angazhuar në ndërtime dhe rinovime në disa vende të botës. Ajo ka filiale në 18 vende dhe rreth 14.000 punëtorë.



Në kuadër të Mabetex-it, në Kazakistan gjenden rreth 2.000 shtetas të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilët punojnë në qytete të ndryshme të këtij vendi.




“Pa paga për pesë muaj”

Njëri nga ta është Egzoni - identiteti i vërtetë i të cilit është i njohur për redaksinë e REL-it.



Ai thotë se paga i është vonuar qe pesë muaj. Këto të ardhura, thotë ai, i ka jashtëzakonisht të rëndësishme për familjen 4-anëtarëshe që ka në Kosovë.



“Pak është e vështirë... Deri sa mua të më dalin rrogat, prindi im detyrohet të gjejë diku para borxh, ose të marrë ndonjë kredi të vogël, ose diçka kështu...”, thotë Egzoni.



Dimri, sipas tij, e vështirëson edhe më shumë këtë situatë, pasi “duhet të blihen drutë për ngrohje e gjërat tjera”.



Egzoni punon në Mabetex për më shumë se një vit, por thotë se është e vështirë për të dhe kolegët e tij të ngrenë zërin për të drejtat e tyre.



“Punëtorët kanë frikë, sepse ne jemi me paga brenda. Nëse ne çohemi e bëjmë diçka, ai [kompania] na dënon me ato paga dhe nuk na i jep paratë fare”, thotë Egzoni, punëtor në të 20-tat.



Punëtorët kosovarë në Kazakistan e marrin një pjesë të pagës atje, ndërsa pjesën tjetër - më të madhe - në Kosovë.



Sipas punëtorëve që flasin për REL-in, vonesa ka ndodhur në mjetet që duhet t’u dalin në Kosovë. Ata paguhen nga 6 euro për orë.


Mabetex: Pagat mujore dalin pa vonesa

Valon Lluka, përfaqësues i kompanisë Mabetex, e mohon këtë vonesë.



“Punëtorët kosovarë që punojnë në filialet e Mabetex Group në Kazakistan, tash e më shumë se 25 vjet, marrin rrogën mujore rregullisht, pa vonesa, si dhe një pjesë tjetër që u paguhet çdo tre muaj në llogaritë e tyre”, thotë Lluka për Radion Evropa e Lirë.



Ai shton se në raste të caktuara “mund të ketë ndonjë vonesë, për shkak të natyrës së punës”, por, siç thotë, “asnjëherë nuk ka ndodhur që [punëtorët] të mos paguhen apo të ketë vonesa serioze”.




Kastrioti, një tjetër punëtor i Mabetex-it në Kazakistan, thotë se paga i është vonuar dhe se për këtë askush nuk i ka dhënë shpjegime.



“[Na thonë] kështu është këtu, nëse të pëlqen mirë, nëse nuk të pëlqen, rrugën e di”, thotë ky 25-vjeçar.



Ai thotë se problemi me pagat dhe të tjera e kanë shtyrë të mendojë për kthimin në shtëpi.



“E kam bërë plan ta shtyj deri në verë dhe të ec për në Kosovë”, thotë ai.



Punëtorët ankohen edhe për mungesë të kontratës së punës.



“E kemi kërkuar kontratën, por kanë thënë se kontrata është në Kosovë. Unë në Kosovë nuk kam marrë kurrfarë kontrate, nuk kam nënshkruar kontratë”, thotë Egzoni.



Radio Evropa e Lirë ka pyetur në Mabetex për çështjen e kontratave, por nuk ka marrë përgjigje. 


Ankesa për rregullat e rrepta dhe ushqimin

Punëtorët, në anën tjetër, ankohen edhe për rregulla të rrepta në lidhje me përdorimin e telefonave.



Me të hyrë në vendin e tyre të punës, ata duhet ta dorëzojnë telefonin dhe nuk kanë qasje në të deri në përfundim të orarit.


Sipas Egzonit, shpesh, telefonat nuk u lejohen as gjatë pushimit të drekës dhe kjo i frikëson, pasi nuk mund të kenë kontakt me familjen as në raste urgjencash, gjatë kohës sa janë në punë.



“Shumë punëtorë rrezikojnë dhe i marrin telefonat në të zezë dhe i fusin brenda. Nëse të zënë duke e futur telefonin brenda, automatikisht dënohesh 100 deri në 500 dollarë”, thotë Egzoni.



Ai vetë tregon se është dënuar një herë, pasi ka bërë përpjekje ta marrë telefonin me vete.



Nga Mabetex-i thonë se shfrytëzimi i telefonave nuk është i ndaluar kudo, por “në kantieret e ndërtimit, ku kemi kujdes të shtuar të sigurisë në punë dhe në vende të natyrës sensitive”.



“Çdo kompani apo korporatë serioze ka edhe rregullat e saj të punës për punëtorët e saj. Punëtorët, në momentin e punësimit, dakordohen për ato rregulla pasi iu komunikohen, rregulla që pastaj duhet t’i respektojnë”, thonë nga Mabetex.



Një tjetër pakënaqësi e punëtorëve lidhet me ushqimin.



“Në përgjithësi nuk është që mund ta hash atë ushqim... E ha ushqimin, ke barkqitje. Kemi problem shumë me këtë, jo vetëm unë, por shumë punëtorë janë ankuar”, thotë Egzoni.



Ushqimi që shërbehet “është katastrofë”, thotë edhe Kastrioti.



Por, kjo ankesë, sipas Mabetex-it, është e padëgjuar më parë.



“Ushqimi në çdo kantiere të ndërtimit është me standarde të larta nga kuzhinierë profesionistë... dhe është dëshmuar qysh nga fillimi edhe nga vetë punëtorët. Është e çuditshme dhe hera e parë që kemi këtë informacion, që punëtorët, gjoja, nuk qenkan të kënaqur me cilësinë e ushqimit”, thuhet në deklaratën e Mabetex-it për REL-in.



Viteve të fundit, shumë kosovarë kanë arritur të sigurojnë punë në Kazakistan kryesisht përmes kompanisë Mabetex Group.



Në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, kompania e Behgjet Pacollit, Mabetex, ka projektuar dhe ndërtuar disa objekte: atë të Parlamentit, Pallatit Presidencial, Zyrës së Kryeministrit, Ministrisë së Jashtme, pastaj rezidenca shtetërore, qendra sportive, objekte kulturore e të tjera.



Në janar të këtij viti, Kazakistani është përballur me një valë protestash masive, që kanë shpërthyer si pasojë e rritjes së çmimeve të karburanteve, por që janë shndërruar shpejt në organizime masive kundër Qeverisë.



Atë periudhë, autoritetet kazake kanë ndalur internetin dhe kanë kufizuar operacionet telefonike për pesë ditë. Nga kjo ndërprerje janë prekur edhe kosovarët që jetojnë në Kazakistan.




 


Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net