Добавить новость
World News





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Ndërtimet pa standarde, fajtore për përmbytjet

Pas stuhisë dhe reshjeve të rrëmbyeshme që kapluan Shkupin pasditen e së martës, të mërkurën ekipet komunale kanë dalë për të pastruar rrugët dhe objektet e përmbytura duke larguar ujin me pompa, si dhe duke bërë sanimin e defekteve në rrjetin elektrik.



Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thanë se kanë pranuar rreth 180 thirrje nga qytetarët, të cilët kanë kërkuar ndihmë. Emergjencat e tyre kishin të bënin me përmbytje të objekteve, dëmtim të automjeteve nga drunjtë e rrëzuar, dëmtim të strukturave të çative, bllokim të veturave në nënkalimet e përmbytura, si dhe dëmtime në shtyllat elektrike që lanë pa rrymë disa pjesë të kryeqendrës së Maqedonisë së Veriut.




Kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, pasi mblodhi Shtabin e Krizës në orët e vona të së martës, bëri të ditur se stuhitë e shiut në 30 lokacione kanë shkaktuar vërshime.




“Ekipet e përbëra nga ndërmarrjet publike po pastrojnë në terren ku do të qëndrojnë deri në sanimin e plotë të problemeve në zonat kritike. Të gjitha ekipet janë mobilizuar dhe ndodhen në terren, përfshirë edhe zjarrfikëset e qytetit të Shkupit, ku me një ndërhyrje të suksesshme arritën të shpëtojnë mbi 20 persona”, tha Arsovska.


Ajo theksoi se do të kërkohet edhe përgjegjësi për infrastrukturën joadekuate për mbledhjen e ujërave atmosferike.


“Pas çdo shiu, me kova e largojmë ujin nga shtëpitë”

Qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se fajtor për përmbytjet nuk është shiu, por autoritetet komunale dhe ata të pushtetit qendror që kanë lejuar ndërtimin e objekteve shumëkatëshe, ndërkohë që rrjeti i kanalizimit dhe ai i ujërave atmosferike mbetet po ai që ishte para një gjysmë shekulli.



Hatixhe Sulejmani thotë se për më shumë se 50 vjet jeton në lagjen Seravë në Çair të Shkupit, vetëm 1.5 kilometra larg sheshit të Shkupit. Pas ndërtimit të shumë objekteve në këtë lagje, ajo thotë se rrjeti i kanalizimit nuk arrin t’i përthithë ujërat nga reshjet, por bashkë me ujërat e zeza i nxjerr jashtë duke përmbytur shtëpinë e saj dhe ato të fqinjëve.




“U bëj thirrje të gjithë atyre që janë në ministri, të gjejnë një zgjidhje për shtëpitë në lagjen e Seravës se shpirti është duke na dalë”, u shpreh ajo.


E pyetur nga Radio Evropa e Lirë se me cilat problem përballet, Hatixhe Sulejmani, thotë:



“Rrugët janë mbushur me rërë pas ndërtimit të ndërtesave që i shihni, kanalizimi nuk bën dhe ai pak që është, është i bllokuar se njerëzit nuk mendojnë”.



Ajo shton se shtëpia e saj ka filluar të përmbytet viteve të fundit, pas ndërtimeve të objekteve shumëkatëshe vetëm pak metra nga shtëpia e saj.




Banorët e shumë lagjeve të Shkupit ankohen edhe për faktin se autoritetet komunale nuk i mirëmbajnë pusetat e parapara për mbledhjen e ujërave atmosferike për të parandaluar vërshimet.



“Nuk i pastrojnë me kohë dhe ja kemi probleme. Më herët, çdo javë Higjiena Komunale i pastronte dhe pusetat e ujërave atmosferike nuk linin pikë uji”, thotë Dragi Angellovski banor nga Komuna Qendër.



“Shihe tani uji ecën si lumë, askund nuk ndalet, s’ka ku shkon. Shihni pusetat janë bllokuar nga bërlloku dhe s’lejojnë të përthithet uji nga shiu”, thotë Avniu, një tjetër banor teksa po tentonte të zhbllokonte një pusetë në Komunën e Çairit.


Pikat më kritike në Shkup

Si pika më kritike gjatë të reshurave të rrëmbyeshme të shiut viteve të fundit mbeten nënkalimi nën Sheshin Skënderbeu, qarkorja para hotelit Kontinental dhe qendrës së re tregtare, East Gate.


Por, nga reshjet fundit, u përmbytën edhe shumë objekte të reja që janë lëshuar në përdorim jo më shumë se një ose dy vjet, siç është hapësira për parkim e qendrës tregtare East Gate, ndërtesa e re Shtëpisë së Shëndetit “Majçin Dom” në lagjen Aerodrom, si dhe disa ndërtesa dhe parkingje.




Arkitektët thanë se fluksi i ndërtimit viteve të fundit ka zhdukur hapësirat e gjelbra që luanin rolin e 'shpuzës përthithëse' të ujërave të menjëhershme.


“Dje kishim erëra të fuqishme me të reshura të rrëmbyeshme të shiut, që duhej ta përthithte toka, pasi asnjë sistem apo rrjet kanalizimi, sido që të jetë i dimensionuar, në këtë rast ai atmosferik nuk mund të pranojë aq ujë sa mund të lëshojë natyra në formë të të reshurave. Andaj nevojiten hapësirat e gjelbra që do të thithnin pjesën më të madhe të ujit nga të reshurat sikurse një shpuzë. Përderisa qyteti betonohet në çdo cep, uji s’ka ku shkon dhe ky ujë nga shirat përmbyt gjithandej objektet”, thotë arkitektja Danica Pavllovska - Cigi.




Më shumë investime për të përmirësuar infrastrukturën

Ndërtuesit thonë se autoritetet duhet të investojnë në përmirësimin e infrastrukturës.



“Infrastruktura nuk i plotëson kushtet në shumë lagje të qytetit të Shkupit. Duhet të qartësojmë se nuk janë shkaktarë të vërshimeve të vjetra ndërtimet e reja, por infrastruktura e vjetër e cila nuk plotëson standardet mbase edhe për ato pak shtëpi që kanë qenë para shumë viteve. Tani me ndërtimet e reja, infrastruktura rëndohet dhe shpërfaq problemin me infrastrukturën joadekuate”, u shpreh Salim Asani, ndërtues.




Ai thotë se objektet që ka ndërtuar asnjëherë s’kanë pasur problem me përmbytjet, për dy faktorë: cilësinë e ndërtimit dhe për faktin se asnjëherë nuk ka preferuar të ndërtojë në hapësira ku infrastruktura nuk është e mirë.


Stuhia e shiut me reshje të dendura që shkaktoi vërshime është shfrytëzuar dhe nga partitë politike në pushtet dhe ato në opozitë për të fajësuar njëra-tjetrën për infrastrukturën, e cila nuk u përgjigjet standardeve të kohës.


Kryetarët e komunave pjesë përbërëse e Shkupit, ai Qendrës, Aerodromit, Butelit dhe Kiselavodës postuan shumë fotografi duke ndihmuar qytetarët.


Por, qytetarët thonë se degët e drunjve i largojnë vetë, porse ata kanë nevojë për politika të shëndosha të urbanizimit që të jenë të sigurt në vendbanimet e tyre.


Pos Shkupit me rrethinë, nga vërshimet janë prekur edhe disa qytete të tjera të Maqedonisë Lindore si: Shtipi, Demirhisari, Velesi dhe Sveti Nikole.


Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net