Kosova regjistron tetë raste të reja me koronavirus
Përgjatë 24 orëve të fundit, nuk është regjistruar asnjë viktimë.
IKSHPK-ja ka njoftuar se më 9 korrik janë shëruar 10 pacientë nga sëmundja COVID-19, ndërsa raste aktive janë 149.
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,835 pacientë me këtë virus.
Prej tyre 2,264 kanë vdekur.