Добавить новость
World News





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Rriten sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë  

Kanë kaluar pesë muaj prej kur Visar Duriqi, gazetar hulumtues në portalin Insajder, ishte sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur. Por, të dyshuarit, tregon Duriqi, ende nuk janë zbuluar nga organet e hetuesisë.


“Moszbardhja e rasteve si i imi dhe rasteve të tjetra që kanë qenë pak më lehtë të zbulueshme, realisht i trimëron ata të cilët kanë probleme me mediat, pra botën e krimit që i sheh mediat si armiq dhe dëshiron t’i sulmojë. Sulmuesit e gazetarëve i trimërojnë edhe dënimet e vogla”, thotë Duriqi për Radion Evropa e Lirë.




Për dënimet e vogla që iu bëhen sulmuesve të gazetarëve, Duriqi kujton rastin e sulmit që ishte bërë ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi. Ai thotë se kryerësi i veprës kishte qëndruar më pak se një muaj në burg dhe pastaj është liruar.


Po ashtu, në rastin e sulmit fizik që i ishte bërë gazetarit Valon Syla, sulmuesi ishte dënuar me një shumë prej vetëm 3 mijë eurosh.


Për tre vjet 62 sulme ndaj gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të enjten ka publikuar raportin “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve 2020”, në bazë të të cilit, numri i sulmeve, kërcënimeve dhe linçimeve në drejtim të gazetarëve është në rritje.


Getoarbë Mulliqi Bojaj, hulumtuese dhe autore e raportit, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka bërë të ditur se të gjeturat e raportit janë goxha shqetësuese për vitin 2020. Ajo shton se klima e të bërit gazetari në Kosovë, ka shkuar duke u përkeqësuar.


“Në vitin 2018 kemi pasur 17 raste, në vitin 2019 kemi pasur 21 raste dhe në vitin 2020 kemi pasur 24 raste. Kemi pasur tre sulme shumë të rënda. Janë dy sulme në drejtim të gazetarit hulumtues Shkumbin Kajtazi, që është tentimi i zjarrvënies së veturës, po ashtu vetura e njëjtë është qëlluar me plumba. Po ashtu e kemi edhe rastin e gazetarit Valon Syla, i cili është sulmuar fizikisht në qendër të qytetit”, thotë Mulliqi Bojaj.




Gazetarët në Kosovë, përveç që kërcënohen, sulmohen e linçohen nga grupe të ndryshme interesi, Mulliqi Bojaj thotë se vazhdojnë të punojnë në kushte të rënda.


Në vitin 2019, kur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës kishte iniciuar një inspektim të medieve nga Inspektorati i Punës i Kosovë, ky inspektim kishte evidentuar se gazetarët punojnë me paga të ulëta dhe në disa raste me paga jo më shumë se 130 euro.


“Çka e rëndon edhe më shumë situatën. Këta gazetarë punojnë pa kontrata. Kolegëve tanë gazetarë, nuk iu ofrohen as kushtet elementare në vendin e tyre të punës, ka gazetarë që nuk ju paguhen fare kontributet dhe pagën e marrinë në dorë. Pastaj edhe kur largohen nga puna nuk kanë se ku të ankohen”, thotë ajo.




Besim Kelmendit, prokuror nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se në vitin 2020, në prokurori janë paraqitur 17 raste të sulmeve ndaj gazetarëve, raste këto që sipas tij, janë nën hetime dhe 6 raste për të cilat janë ngritur aktakuza.


Po ashtu, ai ka bërë të ditur se kanë edhe 14 raste të tjera, për të cilat nuk kanë filluar procedurat, pasi që nuk ka as kallëzim penal e as paraqitje në prokurori, por që të njëjtat i kanë marrë nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.


Sa i përket dënimeve që bëhen në këto raste, Kelmendi thotë se në rastin kur nuk janë të kënaqur me dënimet që i bëjnë gjykatat, atëherë bëjnë ankesa.


“Në këto raste, prokurorët paraqesin ankesa, por megjithatë është gjykata e shkallës së dytë ajo që është kompetente për të vërtetuar një dënim të shqiptuar në këto raste. Ka pasur raste kur prokurorët janë ankuar për dënimin që ka shqiptuar gjykata në këto raste”, thotë ai.


Të dhënat për vitin 2021, ende nuk janë bërë publike.


Gazetarët e pambrojtur

Për mbrojtjen e gazetarëve në vitin 2019, AGK-ja kishte lidhur një memorandum mirëkuptimi me Odën e Avokatëve, që të t’iu ofrohet mbrojtje ligjore falas. Por, ky memorandum mirëkuptimi, thotë Mulliqi Bojaj është ndërprerë njëanshëm nga Oda me arsyetimin se gazetarët nuk kanë nevojë.




Më pas shton Mulliqi Bojaj, Instituti Kosovar për Drejtësi dhe avokatë të pavarur, janë ofruar për të ofruar mbrojtje ligjore për gazetarët që janë anëtarë të AGK-së.


Në anën tjetër, Visar Duriqi, thotë se shqetësuese mbetet fakti se gazetarët nuk kanë mbrojtje nga institucionet e as nga publiku.


“Gazetarët e ekspozojnë fytyrën haptas kur shkruajnë për botën e krimit, derisa kemi parasysh kur polica vendos ta arrestoj një kriminel të profilit të lartë, për të njëjtin që ne kemi shkruar, ata përdorin maska”, thotë ai.


Në raportin e fundit të Reporterëve pa Kufij, për lirinë e shtypit, të publikuar më 20 prill, Kosova u radhit në vendin e 78-të, përkatësisht tetë pozita më keq se vitin paraprak.




Në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) për të drejtat e njeriut në botë, për vitin 2020, kur bëhet fjalë për Kosovën, në pjesën ku flitet për lirinë e shprehjes dhe për mediat, është thënë që ekzistojnë raporte të besueshme se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe grupe fetare, janë përpjekur t’i frikësojnë përfaqësuesit e medias.


“Disa gazetarë u tërhoqën nga raportimi kritik hulumtues, për shkak të frikës për sigurinë e tyre fizike ose sigurinë e punës”, thuhet në raportin e DASH-it.


Në këtë raport, gjithashtu është thënë që disa gazetarë janë ankuar se pronarët dhe menaxherët e medias, i kanë penguar ata të botonin ose transmetonin materiale kritike ndaj qeverisë, partive politike ose zyrtarëve të veçantë.




 


Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net