Добавить новость
World News





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Pandemia rrit interesimin e qytetarëve që të përdorin biçikletat për transport

Aktivistët për mbrojtjen e ambientit në Maqedoninë e Veriut thonë se pandemia e koronavirusit, ka dhënë mësime lidhur me zgjidhjen e problemeve, sa i përket ndotjes së ajrit dhe njëra nga to, sipas tyre, është përdorimi i biçikletave si mjet transporti.


Elena Nikollovska nga Qendra për hulumtim dhe informim për mjedisin jetësor, thotë se shfaqja e koronavirusit, në masë të caktuar ka ndërgjegjësuar qytetarët dhe autoritetet, për rëndësinë e ruajtjes së ambientit dhe për atë që ajo e quan “rimëkëmbje të gjelbër”.


“Rimëkëmbja e gjelbër do të thotë shfrytëzim ekonomik i resurseve natyrore, shfrytëzim i resurseve në pajtim me natyrë, që do të thotë të mos bëjmë shkatërrimin e tyre, por vetëm t’i shfrytëzojmë ato që t’i kemi edhe për nesër. Rimëkëmbja e gjelbër do të thotë edhe ndryshim të shprehive të përditshme – ndryshim në sektorin e transportit”.


“Fushata e realizuar gjatë këtyre ditëve “Në biçikleta”, që e pranoi edhe Qyteti i Shkupit, është e shkëlqyer dhe e tillë duhet të jetë edhe rimëkëmbja e gjelbër. Sektori i transportit ishte shkaktar i madh i ndotjes së ajrit, për shkak se kemi automjete të vjetra. Tani duhet të kthehemi kah transporti i qëndrueshëm – me biçikleta, ecja në këmbë – por, duhet të bëhet edhe planifikimi i qytetit, që të ketë hapësirë për të bërë një gjë të tillë”, thotë Nikollovska.




Ndërkaq, Bekim Laçi, i cili për një kohë të gjatë merret me çiklizëm, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet duhet të investojnë që të ketë trase të veçanta për qarkullimin e personave që përdorin biçikletat.


“Te ne problemi më i madh është se njerëzit ende kanë frikë që të përdorin biçikletat si mjet transportues, për shkak se u ekspozohen rreziqeve të ndryshme, siç është përplasja me automjetet, pasi në masë të madhe mungojnë korsitë për biçikleta, sidomos në qytetin e Shkupit. Kjo është arsyeja se pse një pjesë e madhe e qytetarëve ngurojnë të përdorin biçikletën si mjet transporti edhe pse më duhet të theksoj që kohëve të fundit, të dhënat flasin për rritje të dukshme të përdorimit të biçikletave si mjet transporti”, thotë Laçi.


Nga qyteti i Shkupit theksojnë se në tre vjetët e fundit, janë ndërtuar mbi 30 kilometra shtigje të reja për biçikleta. Po ashtu, thuhet se gjatë kësaj kohe, autoritetet lokale kanë subvencionuar blerjen e 10 mijë biçikletave, me qëllim që të zëvendësohet përdorimi i automjeteve me biçikleta.




Valon Saliu, zëdhënës në qytetin e Shkupit, thotë për Radion Evropa e Lirë se interesimi i qytetarëve për të përdorur biçikletat si mjet transporti, ka shënuar rritje, si pasojë e rrethanave që ka shkaktuar koronavirusi.


“Koronavirusi i fenomen më vete ka efektin e vet dhe kjo stimulon njerëzit që deri më tani kanë përdorur autobusin, që të përdorin biçikletën si mjet transportues”, thotë ai.


Edhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor, Jani Makraduli thotë se masat që janë ndërmarrë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, edhe në të ardhmen mund të zbatohet. Ai thotë se pandemia e koronavirusit dëshmoi se shumë punë në sektorë të ndryshëm mund të kryhen në distancë, pa pasur nevojë që njerëzit të shkojnë në zyre duke përdorur automjete për transport.


“U dëshmua se disa punë mund t’i kryejmë edhe prej shtëpisë, një ditë në javë mund të punojmë nga shtëpia. Mundemi që një ditë pune në javë të shkojmë në punë me biçikleta dhe të mos shfrytëzojmë automjetet”, tha ai, duke shtuar se qeveria ka propozuar uljen e taksave doganore për biçikletat elektrike dhe subvencionimin e tyre, me qëllim që të stimulojë njerëzit që t’i përdorin ato.


Bekim Laçi thotë se ndalesa e qarkullimit të automjete një ditë gjatë javës, mund të jetë një fillim i mbarë, por sipas tij, nuk është zgjidhje e përhershme.


“Ndalesat e qarkullimit të automjeteve një ditë në javë do të ishte një sinjal i mbarë, por kjo nuk paraqet zgjidhjen që e kërkojnë çiklistët, përkatësisht ata qytetarë që e përdorin biçikletën si mjet transporti. Ka shumë njerëz që pesë ditë në javë shkojnë në punë me biçikleta. Prandaj, e vetmja zgjidhje është ndërtimi i shtigjeve për biçikleta”, thotë ai.


Ndryshe, organizatorët e fushatës “Në biçikleta”, ka theksuar se qyteti i Shkupit duhet të angazhohet seriozisht që transportin urban ta zëvendësojë me përdorimin e biçikletave nga qytetarët. Sipas tyre, në kohën kur vendi ende po përballet me koronavirusi, autobusët mund të jenë vend ku ky virus mund të shndërrohet në vatër të infeksioneve.




Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net