Добавить новость
World News





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Kosovës po i ikë fuqia punëtore

Kushtet jo të mira për punë dhe pagesat e ulëta po e rrezikojnë tregun e punës në Kosovë, i cili po zbrazet nga njerëz të profileve të ndryshme.


I.K (emër i njohur për redaksinë), thotë të ketë qenë i punësuar në një kompani private për një vit, por ka lëshuar vendin e punës dhe nuk dëshiron të punojë më në sektorin privat dhe askund në Kosovë, për shkak, siç thotë ai, kushteve jo të mira të punës dhe pagës së ulët.


“Kam punuar në një biznes tregtar në Ferizaj. Orari i punës ka qenë 8 orë, por ka ndodhur që kam punuar edhe më shumë dhe nuk jam kompensuar për punën jashtë orarit. Paga ka qenë e ulët 250 euro në muaj, e kam lënë punën për shkak të kushteve dhe nuk kam pasur kontratë pune. Ka një vit që nuk punoj askund dhe nuk dua të punoj në një punë të tillë e cila nuk paguhet dhe nuk ofron kushte të mira për punëtorët”, thotë I.K.


Ai thotë se nuk e sheh Kosovën si vend ku do të mund të punësohet dhe të ketë një pagë dinjitoze dhe një punë me kushte më të mira.


“Kam aplikuar për vizë pune në Kroaci dhe jam duke pritur të shkoj atje të punoj për shkak të pagës dhe kushteve më të mira që ofron ai vend”, thotë ai.




Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, paga mesatare në sektorin privat në Kosovë është 384 euro, ndërsa në sektorin publik paga mesatare është rreth 500 euro.


Mungesën e punëtorëve në Kosovë e kanë theksuar edhe bizneset. Ata tani e sa kohë janë duke u ankuar se nuk po arrijnë të gjejnë punëtorë edhe përkundër shkallës së lartë të papunësisë në vend, që sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave, arrin në 26.9 për qind.




Bazuar në të dhënat e bizneseve, mungesa e punëtorëve është më e theksuar në sektorin e ndërtimtarisë, në hotelieri dhe në disa sektorë ku punohen punë sezonale.


Brahim Selimaj nga Aleanca Kosovare e Biznesit dhe pronar i kompanisë ndërtimore “Elsa”, e cila veprimtarinë e saj e zhvillon në Prishtinë dhe në Pejë, thotë për Radion Evropa e Lirë se Kosova po përballet me mungesë të punëtorëve.


“Gjetja e fuqisë punëtore është bërë problem në Kosovë, kjo ka ardhur si pasojë e mospërpjekjeve të autoriteteve që të ndalin emigrimin e të rinjve nga vendi. Por, të rinjtë duhet të kuptojnë se edhe në perëndim nuk është se ka një jetë më të mirë se në vendin e tyre. Bizneset në Kosovë po ashtu nuk arrijnë të gjejnë punëtorë të kualifikuar për një punë të caktuar ka mungesë të kuadrove në profile të ndryshme, kjo është për shkak edhe sistemit arsimor ku mungojnë profile çfarë kërkon tregu i punës”, thotë Selimaj.




Mungesa e punëtorëve sipas përfaqësuesve të Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat ka ardhur si pasojë e ikjes së të rinjve nga vendi dhe kushtet jo të mira të punës. Jusuf Azemi, kryetar i kësaj Sindikate thotë për Radion Evropa se mungesa e punëtorëve vetëm sa do të thellohet në të ardhmen.


“Janë shumë elemente që tani që tani ka mungesë të punëtorëve në Kosovë sepse fillimisht që nga viti 2017 deri më tani, mbi 170 mijë punëtorë të kualifikuar kanë lëshuar Kosovën. Po ashtu këta qytetarë më të arsyeshme e shohin të mos punojnë dhe të marrin para nga diaspora sesa të punojnë me një pagë prej 130 euro. Kosova ka mbetur pa punëtorë adekuatë, pasi që pronarët e kompanive nuk kanë ditur të çmojnë punëtorët dhe të ju ofrojnë kushte dinjitoze të punës dhe dita ditës do të kemi gjendje edhe më të rëndë sesa që jemi aktualisht”, thotë Azemi.


Ndërkohë, Brahim Selimaj pronar i kompanisë ndërtimore “Elsa”, thotë se me këtë trend të ikjes së të rinjve, brenda një periudhe të shkurtër bizneset do të detyrohen të kërkojnë punëtorë jashtë vendit.


“Mendoj se në një plan afatmesëm ne do të kërkojmë punëtorë nga vendet e lindjes së afërt dhe gjithandej pasi që nuk do të këtë fuqi punëtore në Kosovë”, thotë ai.


Kohëve të fundit është raportuar se shumë të rinj, kryesisht në mënyrë legale, kanë lëshuar Kosovën dhe kanë gjetur punë në disa nga vendet e Bashkimit Evropian.




Sipas një raporti të publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, thuhet se për periudhën 2013-2017 mesatarisht në vit kanë emigruar deri në 35 mijë qytetarë të Kosovës dhe se pjesa dërmuese e emigrimit kishte përfshirë grupmoshat e reja kryesisht 25-44 vjeç.


Ndërkaq sa i përket të aplikimeve për viza, sipas të dhënave të Sistemit të Informimit për Viza Shengen, brenda viteve 2014 – 2018 thuhet të jenë regjistruar mbi 400 mijë kërkesa të përgjithshme për viza.


Nga numri i përgjithshëm i aplikimeve për vizë Shengen, vendime pozitive apo viza të lëshuara janë rreth 80 për qind, derisa janë refuzuar vetëm 20 për qind e kërkesave të aplikantëve.


Gjermania prin me numrin më të madh të kërkesave për viza, pasur nga Zvicra, Italia, Greqia, Hungaria, Sllovenia dhe shtetet tjera.


Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net