Добавить новость
World News





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Irani thotë se do t’iu kundërpërgjigjet kërcënimeve të SHBA-së

Teherani thotë se do t’iu “kundërpërgjigjet” kërcënimeve të SHBA-së, pasi presidenti Donlad Trump pranoi se në minutat e fundit është tërhequr nga vendimi për të kryer sulme ajrore ndaj Iranit, në kundërpërgjigje për rrëzimin e një droni të Marinës amerikane.


Duke folur sot për agjencinë Tasnim – që është e lidhur me Gardën Revolucione të Iranit – zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Abbas Musavi, lavdëroi rrëzimin e dronit dhe tha se Republika Islamike kurrë nuk do të lejojë që t’i shkelet integriteti territorial.


“Ne jemi të gatshëm që të kundërpërgjigjemi ndaj kërcënimeve kundër integritetit territorial të Republikës Islamike të Iranit”, tha ai.


“Vendimet tona nuk varen nga vendimet e tyre dhe ne do t’i kundërpërgjigjemi çfarëdo agresioni nëse është kërcënim apo jo”, shtoi Mosavi.




Tensionet ndërmjet Teheranit dhe Uashingtonit janë rritur që prej se një raketë iraniane goditi një dron amerikan më 20 qershor.


Irani tha se droni po fluturonte në territorin e tij, ndërkaq Uashingtoni tha se incidenti ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare, mbi Ngushticën e Hormuzit.


Në një seri të postimeve në Twitter më 21 qershor dhe më pas gjatë një interviste për televizionin NBC, presidenti Trump tha se Shtetet e Bashkuara në 10 minutat e fundit u tërhoqën nga vendimi për të kryer sulme ajrore hakmarrëse. Tërheqja nga sulmet, sipas presidentit Trump, u bë për të evituar viktimat në njerëz, që sipas tij, do të mund të arrini në shifra treshifrore.


“Ne ishim të gatshëm të kundërpërgjigjeshim”, tha Trump.




Kjo është hera e parë që SHBA-ja ishte kaq afër që të kryejë sulme direkte mbi Iranin, një vit pasi administrata amerikane u tërhoq nga marrëveshja e vitit 2015, ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore, e cila kishte për qëllim frenimin e programit bërthamor të Iranit, në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ekonomike.


Shtetet e Bashkuara e kanë fajësuar Iranin për sulmet e fundit ndaj cisternave të naftës në afërsi të Ngushticës së Hormuzit – përfshirë edhe dy cisternave të naftës që u sulmuan në Gjirin e Omanit më 13 qershor.


I dërguari i SHBA-së në Iran, Brian Hook, tha më 21 qershor se “është e rëndësishme që ne të bëjmë gjithçka” për të ulur tensionet me Iranin.


“Diplomacia jonë nuk i jep të drejtën Iranit që të përgjigjet me forcë ushtarake”, tha Hook.


“Irani duhet që diplomacisë tonë t’i përgjigjet me diplomaci dhe jo me forcë ushtarake”, tha i dërguari i SHBA-së në Iran.




Colin Kahl, ish-këshilltar për siguri kombëtare i ish-nënpresidentit amerikan Joe Biden, thotë se veprimet e SHBA-së për të sulmuar disa caqe brenda Iranit – si radarët apo sistemet e mbrojtjes ajrore – me gjasë do të prodhonin një kundërpërgjigje “në shkallë të gjerë” nga Teherani.


“Një sulm ajror i kufizuar mund të prodhojë një konflikt të pakufizuar”, tha Kahl.


Në një deklaratë të lëshuar më 21 qershor, Ministria e Jashtme e Iranit tha se “disa pjesë të dronit të rrëzuar janë marrë nga ujërat territoriale të Iranit”.


Më vonë, televizioni shtetëror iranian publikoi disa pamje ku u tha se janë “gjetur copëza të dronit ushtarak të SHBA-së”.


Gjenerali Amir Ali Hajizadeh, shef i divizionit të aviacionit të Gardës iraniane, i tha televizionit shtetëror se Irani ishte tërhequr nga sulmi ndaj një aeroplani të Marinës amerikane, të tipit Boeing P-8 Poseidon, që kishte 35 persona në bord. Sipas tij, ky aeroplan po shoqëronte dronin që Irani rrëzoi.


Më 22 qershor, Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil të Emirateve të Bashkuara Arabe, tha se kanë udhëzuar kompanitë ajrore, të regjistruara në vend, që të marrin masat e nevojshme, për shkak të rrezikut momental në rajon.


Operatorët duhet të “vlerësojnë zonat e fluturimit që paraqes rrezik dhe të marrin masat e nevojshme që të shmangin fluturimet në zonat ku paraqesin rrezik për operacionet e aviacionit civil”, thuhet në njoftim.


Ky njoftim vjen pasi kompanitë ndërkombëtare të fluturimeve – përfshirë British Airways, Qantas, KLM, Lufthansa, Emirates, Malaysian Airlines, Singapore Airlines – thanë një ditë më parë se ata do të anulojnë të gjitha fluturimet mbi Ngushticën e Hormuzit.




Edhe Autoriteti i Aviacionit në SHBA ka lëshuar një urdhër emergjent për ndalimin e fluturimit të avionëve mbajtës amerikanë në hapësirën ajrore iraniane mbi Ngushticën e Hormuzit dhe Gjirit të Omanit.


Sipas zyrtarëve të SHBA-së, të cilët kanë folur për AP, sulmet ajrore ushtarake, që u ndaluan nga Trumpi, ishin rekomandim i Pentagonit dhe ishin në mesin e disa opsioneve të prezantuara nga zyrtarët e lartë të administratës.


Zyrtarët thanë se Trump fillimisht kishte miratuar sulmet mbi disa caqe iraniane, përfshirë radarë dhe raketa, ka raportuar New York Times. Sulmi, sipas gazetës, ishte paraparë të kryhet në orët e hershme të mëngjesit, me qëllim që të shmangeshin viktimat në mesin e civilëve.


Përgatiti: Mimoza Sadiku


Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net