Protestuesit në Gjeorgji kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme
Disa qindra protestues kanë qëndruar pranë ndërtesës së Parlamentit pasi kryetari i Parlamentit, Irakli Kobakhidze dha dorëheqje më 21 qershor. Dorëheqja e tij ishte një nga kërkesat e protestuesve.
Por, figurat opozitare thonë se do të protestojë edhe sot për të kërkuar që edhe kërkesat e tjera të tyre të përmbushen, përfshirë këtu edhe dorëheqjen e ministrit të brendshëm dhe lirimin e protestuesve të arrestuar në natën e parë të protestave. Protestuesit, po ashtu po kërkojnë ndëshkimin e forcave të rendit që përdorën dhunë ndaj protestuesve si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Protestuesit në Tbilisi, fillimisht u mblodhën më 20 qershor për të shprehur zemërimin e tyre, pasi zëvendëskryetari i Dumës ruse, Sergei Gavrilo, ishte ulur në ulësen e kryeparlamentarit gjeorgjian dhe nga aty u ishte adresuar një këshilli të ligjvënësve, nga shtetet e krishtera ortodokse.
Tensionet ndërmjet Gjeorgjisë me Rusinë mbeten të larta edhe 11 vjet pasi të dyja vendet luftuan për rajonin separatist të Osetisë së Jugut.