Добавить новость
World News





160*600

Новости сегодня на DirectAdvert

Новости сегодня от Adwile

Актуальные новости сегодня от ValueImpression.com


Опубликовать свою новость бесплатно - сейчас


Paraburgim për të arrestuarit në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Policia e Kosovës, mëngjesi ne së premtes, ka arrestuar katër persona në veri të Mitrovicës, tre prej të cilëve, janë të dyshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb nga kjo pjesë e Kosovës, Oliver Ivanoviq.


Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka theksuar që arrestimet janë bërë me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.


Prokurori Special, Sylë Hoxha, tha se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që t’ua caktojë masën prej 30 ditë paraburgimi tre të arrestuarve të së premtes në Mitrovicën e Veriut rreth vrasjes së ish-liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq.


Fillimisht, ndaj të arrestuarve është caktuar masa e ndalimit 48 prej orëve, kurse vendimi për paraburgim të mëtutjeshëm, pritet të merret nga gjykata. I arrestuari i katërt, ndërkaq nuk ka të bëjë me rastin Ivanoviq.   


Gjatë ditës, Policia e Kosovës ka dhënë sqarime për aksionin policior në veri. 


“Janë arrestuar 4 persona dhe 3 prej tyre dyshohet se janë të përfshirë në veprën penale vrasje e rëndë, kurse një person tjetër është arrestuar sepse ka rezistuar dhe penguar zyrtarët policorë gjatë kontrollit dhe arrestimit të të dyshuarve për rastin në fjalë. Bëhet fjalë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Gjitahshtu, një person mbetet në kërkim policor, pasi që nuk është gjetur”, theksoi zëdhënësi Daut Hoxha.


Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, personi që mbetet në kërkim nga policia është personi me inicialet M.R. i përkatësisë serbe.


Policia e Kosovës gjatë kontrollit, po ashtu, ka sekuestruar edhe disa dëshmi relevante që ndërlidhen me rastin, dëshmi këto të cilat sipas policisë do të procedohen sipas procedurës ligjore.


Gjatë kohës së aksionit të policisë, në veri të Mitrovicës, të banuar me shumicë serbe, është lëshuar edhe alarmi që paralajmëronte rrezikun e përgjithshëm.


Prokurori Sylë Hoxha, i ngarkuar për komunikim me mediat nga Prokuroria Speciale e Kosovës, ka thënë se lidhur me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, që nga marsi i këtij viti kjo prokurori ka grumbulluar prova. Siç ka thënë ai, janë dëgjuar më shumë se 40 dëshmitarë, kryesisht nga pjesa veriore e vendit dhe Prokuroria ndërkohë ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve.




“Prokuroria Speciale, deri në këto momente ka grumbulluar prova dhe ka ardhur në përfundim që vetëm me një urdhër-kontroll të shtëpive, të banesave të të dyshuarve, mund të sigurohet edhe ndonjë provë tjetër lidhur me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit. Më datën 21 nëntor, Gjykata Themelore në Prishtinë, konkretisht gjyqtari i procedurës paraprake nga Departamenti i krimeve të rënda, ka lëshuar urdhëresë për urdhër-kontroll të shtëpive dhe lokaleve kundër të pandehurve”, ka thënë Hoxha. 


Sipas Prokurorisë, gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjykatës për kontroll, Policia e Kosovës ka gjetur armë pa leje dhe materie tjera që përbëjnë veprën penale, për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare. 


Kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, i cili ka treguar identitetin e personave që janë arrestuar të premten në Mitrovicën e Veriut, ka theksuar që aksioni i njësive të Policisë së Kosovës, ka shqetësuar qytetarët në këtë pjesë.




“Bëhet fjalë për bashkëqytetarët tanë, Dragisha Markoviq, Marko Roshiq, Nedeljko Spasojeviq dhe Sasha Qurçiq, të cilët janë dërguar në drejtim të panjohur. Gjatë aksionit janë dëgjuar të shtëna dhe janë hedhur shok-bombat ndaj secilit person që është parë në afërsinë e tyre. Qytetarët janë mbledhur herët në mëngjes dhe janë të shqetësuar. Ajo që mund të them se po të mos tërhiqeshin njësitë speciale, do të kishim luftë në rrugët e qytetit të Mitrovicës”, tha Rakiq, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve për qetësi.


Ai u ka thënë mediave se dy nga personat e arrestuar, Dragisha Markoviq dhe Sasha Gjuriq, janë pjesëtarë të Policisë së Kosovës nga policët nga komanda veriore e Mitrovicës.


Për aksionin në veri ka reaguar kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një postim në rrjetin social Facebook. Ai ka thënë se ky veprim policor nuk ndërlidhet me asnjë zhvillim politik dhe se “shteti i Kosovës dhe organet e tij të rendit, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk do të orientohet kundër asnjë grupi etnik apo politik”.




Pas aksionit të policisë në veri, Qeveria e Kosovës ka lëshuar një deklaratë në të cilën thuhet se aksioni policor në veri të Kosovës që ndërlidhet me ndalimin e disa të dyshuarve për vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, është realizuar me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.


“Ky veprim policor ishte në pajtim të plotë me ligjin, konform urdhrit të Prokurorisë Speciale, dhe nuk ndërlidhet në asnjë mënyrë me asnjë zhvillim politik. Qeveria e Kosovës siguron të gjithë qytetarët se shteti i Kosovës dhe organet e tij të rendit, në asnjë mënyrë dhe asnjëherë nuk do të orientohet kundër asnjë grupi etnik apo politik”, theksohet ne deklaratën e Qeverisë.


Me këtë rast, Qeveria e Kosovës iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, subjekteve politike, kryetarëve të komunave, posaçërisht atyre në veri dhe organeve të tjera, që të kontribuojnë në mbajtjen dhe avancimin e qetësisë publike, në shërbim të paqes dhe stabilitetit.


“Është më rëndësi që askush të mos bie pre e dezinformatave të ndryshme. Ruajtja e rendit dhe respektimi i ligjit është në interes të të gjithëve në Kosovë”, theksohet në deklaratë.


Politikani serb, Oliver Ivanoviq ishte vrarë më 16 janar 2018, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte kryetar i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

Ria.city
Загрузка...

Загрузка...

Читайте на сайте

Другие проекты от 123ru.net








































Другие популярные новости дня сегодня


123ru.net — быстрее, чем Я..., самые свежие и актуальные новости Вашего города — каждый день, каждый час с ежеминутным обновлением! Мгновенная публикация на языке оригинала, без модерации и без купюр в разделе Пользователи сайта 123ru.net.

Как добавить свои новости в наши трансляции? Очень просто. Достаточно отправить заявку на наш электронный адрес mail@29ru.net с указанием адреса Вашей ленты новостей в формате RSS или подать заявку на включение Вашего сайта в наш каталог через форму. После модерации заявки в течении 24 часов Ваша лента новостей начнёт транслироваться в разделе Вашего города. Все новости в нашей ленте новостей отсортированы поминутно по времени публикации, которое указано напротив каждой новости справа также как и прямая ссылка на источник информации. Если у Вас есть интересные фото Вашего города или других населённых пунктов Вашего региона мы также готовы опубликовать их в разделе Вашего города в нашем каталоге региональных сайтов, который на сегодняшний день является самым большим региональным ресурсом, охватывающим все города не только России и Украины, но ещё и Белоруссии и Абхазии. Прислать фото можно здесь. Оперативно разместить свою новость в Вашем городе можно самостоятельно через форму.



Новости 24/7 Все города России




Загрузка...


Топ 10 новостей последнего часа






Персональные новости

123ru.net — ежедневник главных новостей Вашего города и Вашего региона. 123ru.net - новости в деталях, свежий, незамыленный образ событий дня, аналитика минувших событий, прогнозы на будущее и непредвзятый взгляд на настоящее, как всегда, оперативно, честно, без купюр и цензуры каждый час, семь дней в неделю, 24 часа в сутки. Ещё больше местных городских новостей Вашего города — на порталах News-Life.pro и News24.pro. Полная лента региональных новостей на этот час — здесь. Самые свежие и популярные публикации событий в России и в мире сегодня - в ТОП-100 и на сайте Russia24.pro. С 2017 года проект 123ru.net стал мультиязычным и расширил свою аудиторию в мировом пространстве. Теперь нас читает не только русскоязычная аудитория и жители бывшего СССР, но и весь современный мир. 123ru.net - мир новостей без границ и цензуры в режиме реального времени. Каждую минуту - 123 самые горячие новости из городов и регионов. С нами Вы никогда не пропустите главное. А самым главным во все века остаётся "время" - наше и Ваше (у каждого - оно своё). Время - бесценно! Берегите и цените время. Здесь и сейчас — знакомства на 123ru.net. . Разместить свою новость локально в любом городе (и даже, на любом языке мира) можно ежесекундно (совершенно бесплатно) с мгновенной публикацией (без цензуры и модерации) самостоятельно - здесь.



Загрузка...

Загрузка...

Экология в России и мире




Путин в России и мире

Лукашенко в Беларуси и мире



123ru.netмеждународная интерактивная информационная сеть (ежеминутные новости с ежедневным интелектуальным архивом). Только у нас — все главные новости дня без политической цензуры. "123 Новости" — абсолютно все точки зрения, трезвая аналитика, цивилизованные споры и обсуждения без взаимных обвинений и оскорблений. Помните, что не у всех точка зрения совпадает с Вашей. Уважайте мнение других, даже если Вы отстаиваете свой взгляд и свою позицию. Smi24.net — облегчённая версия старейшего обозревателя новостей 123ru.net.

Мы не навязываем Вам своё видение, мы даём Вам объективный срез событий дня без цензуры и без купюр. Новости, какие они есть — онлайн (с поминутным архивом по всем городам и регионам России, Украины, Белоруссии и Абхазии).

123ru.net — живые новости в прямом эфире!

В любую минуту Вы можете добавить свою новость мгновенно — здесь.






Здоровье в России и мире


Частные объявления в Вашем городе, в Вашем регионе и в России






Загрузка...

Загрузка...





Друзья 123ru.net


Информационные партнёры 123ru.net



Спонсоры 123ru.net