Së paku 35 të vrarë nga një shpërthim në Pakistan
Eksplodimi ndodhi në qytetin Kalaja në afërsi të kufirit me Afganistanin. Zyrtarët qeveritar njoftuan se bomba ishte fshehur në një arkë të perimeve.
Autoritetet lokale njoftojnë se viktimat i përkasin komunitetit shiit musliman, dhe presin që numri i të vrarëve të rritet, pasi shumë njerëz kanë marrë lëndime.
Disa orë më parë, dy policë u vranë dhe një roje e sigurisë u plagos në një sulm në konsullatën e Kinës në qytetin Karaçi të Pakistanit.
Një grup separatist, i quajtur Ushtria Çlirimtare e Baluçistanit, tha se ka kryer sulmin.