Sulm në një xhami në Afganistan, dhjetëra të vrarë
Shpërthimi ndodhi në qarkun Ismai Khel, derisa njerëzit ishin mbledhur për faljen e Xhumasë.
Abed Ahmad Zia, zyrtar i qeverisë së provincës, tha se ka frikë se numri i viktimave mund të rritet.
Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori ende asnjë grup. Talibanët në të kaluarën i kanë dënuar sulmet ndaj tubimeve fetare.
Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e dënoi sulmin, duke e quajtur “anti-islamik dhe çnjerëzor”.