Kocijançiq: Kosova të respektojë sundimin e ligjit
Ajo iu bëri thirrje institucioneve të Kosovës që “t’i përmbahen plotësisht sundimit të ligjit”.
“Ne presim që autoritetet përgjegjëse në Kosovë, të bëjnë gjithcka që është nën pushtetin e tyre, për të sjellë autorët e këtij krimi para drejtësisë, pa vonesë” tha Kocijanciç.
Policia e Kosovës ka arrestuar të premtën katër persona në veri të Mitrovicës, tre prej të cilëve, janë të dyshuar në lidhje me vrasjen e politikanit serb nga kjo pjesë e Kosovës, Oliver Ivanoviq. Veprimi ngjalli reagime të shumta te serbët lokal dhe Beogradi zyrtar.