Kryeministri i Polonisë e quan "pilulë helmuese" tubacionin Rrjedha e Veriut 2
Morawiecki tha në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Varshavë se Rrjedha e Veriut 2 "është një pilulë helmuese për sigurinë evropiane, e cila mund të ketë pasoja të gjera".
Rrjedha Nordike 2 është një projekt kontrovers që do të zgjeronte tubacionin aktual Rrjedha e Veriut, i cili kalon nëpër Detin Baltik për të çuar gazin rus në Gjermani.
Shtetet e Bashkuara, Polonia, shtetet e Baltikut dhe disa vende të Bashkimit Evropian kanë shprehur shqetësim për Rrjedhën e Veriut 2, që shmang tubacionet ekzistuese të gazit përmes Ukrainës dhe mund t'i japë përparësi Moskës në sigurinë energjetike.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se kundërshtimi i Uashingtonit për Rrjedhën e Veriut 2 buron nga dëshira e presidentit amerikan, Donald Trump, për të inkurajuar eksportet e gazit të lëngshëm natyral të SHBA-së.