Kush i kontrollon thikat në shkolla?
Besim Hyseni nuk dëshiron të flasë shumë për humbjen e djalit, por thotë se tragjedi si ajo e tij duhet të parandalohen. Rijad Hyseni, 14 vjeç, humbi jetën në mars të këtij viti, pasi u ther me thikë në shkollën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë. Sulmuesi i dyshuar është po ashtu i mitur dhe rasti kundër tij është duke u zhvilluar. Hyseni thotë se Rijadi ka qenë i qetë dhe se nuk ka pasur kurrë probleme me askënd. I rrënuar nga dhimbja, ai thotë se ka vetëm një thirrje - që prindërit të jenë më të vëmendshëm ndaj fëmijëve të tyre. Читать дальше...