Biden dhe Erdogan thonë se kanë pasur bisedime "produktive"
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të hënën (14 qershor) se ka zhvilluar bisedime "pozitive dhe produktive" me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Të dy liderët u takuan në Bruksel pasi morën pjesë në një samit të NATO-s. Biden tha se pas bisedimeve me Erdoganin, ekipet e tyre do të vazhdojnë punën për të zbatuar ato për të cilat janë marrë vesh. "Unë kam besim se do të bëjmë përparim të vërtetë", tha ai. Mirëpo të dy liderët nuk dhanë hollësi se për çfarë janë marrë vesh... Читать дальше...